E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Qytetarët morën pjesë masivisht në votime në kushte të jashtëzakonshme, komisionerët t'i dalin Zot votës së popullit

Berisha: Qytetarët morën pjesë masivisht në votime në

Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat pas përfundimit zyrtar të orarit të procesit të votimit, ka falenderuar të gjithë ata qytetarë të cilët votuan ditën e sotme.

Berisha thotë se pavarësisht presioneve dhe kërcënimeve ata votuan dhe shkuan në qendrat e votimit në kushtet më të jashtëzakonshme.

Gjithashtu, një falenderim të veçantë ish-kryeministri pati edhe për komisionerët të cilët u përballën me presione nga më të papranushmet, por me guxim vazhduan deri në përfundimin e këtij procesi. Berisha u bën thirrje numëruesve që me po të njëjtin guxim të numërojnë çdo votë të qytetarëve.

“Për të gjithë qytetarë e qytetarë që sot dëshmuan këtë ditë me votën e tyre në një ditë te historisë tonë. Ata votuan në qendrate votimit në kushte më të jashtëzakonshme. U ngritën mbi çdo gjë dhe floën me votën e tyre folën në mënyrën më të civilizuar. Folën me guxim, folën me vendosmëri. Ata kapërcyen mbi komblomeratin, adminsitratën mafioze orligarkëve të shpifur, dhe bandave të tyre kriminale. Guximi vendosmëria, përgjegjësia, e qyetarëve sot ishte pjesëmarrja ka qenë jo ajo që duhet ta zvogëlojë ata që bënë gjithccka kundër por nëj pjesëmarrje ndër më të denjat për qytetarët në katër anët e vendit.

Unë kam vlerësimin më të madh mirënjohjen më të pakufijshme atyre grave të rejave, të rinjve, burrave dhe grave që qëndruan në krye të përgjegjësisë në komisionet e votimit. U përballën, me presione nga më të papranueshmet, përgjegjësi që dëshmuan gjatë ditës me të cilën përballuan presionet e egra të mafias shtetërore të bandave të kësaj mafie dhe oligarkëve dhe bandave të saj, Po me atë guxim dhe vendosmëri të numërojë çdo votë, të numërojnë çdo vote ju bëj thirrje Garantojën qytetarët se vota e tyre do të peshojë më shumë se asnjëherë se kjo betejë është një betejë e një rëndësie historike dhe këtë betejë do e fitojë vetëm ata të cilët mbrojnë kauzën e drejtë të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, tha Berisha.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›