E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Rama ben ciu-ciu. Kreu i PS Tallet me shqiptaret

Replikat

Kryeministri Berisha premtoi dje se shqiptaret nuk do te kishin krize energjie elektrike ndonese deklaroi se situata energjetike ne vend ishte kritike. Ne mbledhjen e djeshme te grupit parlamentar te Partise Demokratike Berisha deklaroi se per te mos arritur ne situaten e nderprerjeve te energjise qeveria do ta blinte kete produkt me cdo cmim dhe me cdo kusht. Pavaresisht reshjeve te shumta te shiut digat e hidrocentraleve jane ne nivelet me te uleta historike. Kjo situate eshte shume problematike por ne do te mbeshtesim KESH-in per importimin e sasive te nevojshme te energjise ndonese konsumi i energjise ka arritur nivele te jashtezakonshme ne krahasim me disa vite me pare deklaroi Berisha. Kryeministri theksoi me tej se zhvillimi ekonomik ne vend deshperon vetem kreun e opozites Edi Rama. Kryeministri kritikoi menyren sesi Rama i kunderpergjigjej atij duke theksuar se ai perdorte rrjetet sociale per komunikim politik sepse e kishin keshilluar qe shfaqja e tij ne media do ti sillte humbje te votave. Ai zoteria qe ri ciu-ciu duke qene se i kane thene mos dil ne media se humbet vota por bej ciu-ciu ka nje fantazi dhe e vuan shume suksesin ekonomik te vendit. Nderkaq pas kritikave qe i beri Kryeministri Edi Rama reagoi perseri permes rrjetit social Twitter per te theksuar se Berisha po vazhdonte ende te tallej me shqiptaret duke e quajtur vendin ekonomine me te forte ne bote. Ne rrjetin social Rama i kerkon Berishes te ktheje pergjigje se pse eshte ulur kostoja e familjeve shqiptare dhe theksoi faktin se vetem Partia Socialiste mund ta shpetonte ekonomine nga kriza.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›