E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria ligj qe ndalon botimin e te dhenave zyrtare

Ngushtohet hapesira e lirise se fjales ne vend pas propozimit te qeverise per ndryshimin e ligjit per te dhenat personale ku do te ndalohet botimi i te dhenave qe merren nga institucione te specializuara si policia apo drejtesia. Kryeministri Sali Berisha foli dje per nevojen e forcimit dhe ashpersimit te ligjit Per mbrojtjen e te dhenave personale me qellim rritjen e penalizimit per median ose per personat te cilet abuzojne me keto te dhena. Ne mbledhjen e qeverise Berisha paralajmeroi masa te ashpra ne drejtim te nxjerrjes se elementeve hetimore dhe po keshtu te dhenave personale per artistet te cilet jane shpesh pjese e medias nisur nga interesi per te rejat ne jeten e tyre. Sipas Berishes kjo situate duhet te ndryshonte dhe per kete duheshin marre masa qe lidheshin me amendimin e ligjit Per mbrojtjen e te dhenave personale si dhe do te shihej mundesia edhe per nderhyrje ligjore ne Kodin Penal. Per fat te keq ne kete vend dalin ne pazar edhe dosjet me sekrete te atyre qe jane nen hetim apo gjykim te cilat perbejne edhe nje demtim te rende te procesit dalin edhe dokumente te tjera deklaroi Berisha duke lene te kuptohej se kjo situate ishte bere problematike gjate nxjerrjes se detajeve ne media nga dosja e ngjarjeve te 21 janarit. Nje vemendje te madhe dhe shqetesim te vecante Berisha shfaqi per abuzimet qe sipas tij mediat bejne per jeten e artisteve ne vend. Sipas tij scoop-i mediatik qe i sherben mediave per te rritur tirazhin apo shikueshmerine shkaterron dhe lendon jeten e artisteve. Konstatoj me keqardhje shume te thelle se ne menyre te vecante abuzohet me jeten e artisteve shkrimtareve e cila eshte objekt i nje agresioni te pameshire mediatik. Qemtohet e hulumtohet me nje pasion patologjik mbi te dhenat personale private dhe jeten private te tjetrit. Une gjykoj se ne kete drejtim ligji duhet te rreptesohet theksoi Berisha duke theksuar se do te merrej cdo mase qe situata te ndryshonte. Ne menyre te vecante Berisha sulmoi suplementet qe botojne gazetat ne fundjave te cilat sipas tij jane te mbushura me shpifje dhe trillime. Sipas Berishes ndonese kjo eshte praktike boterore shtypi shqiptar abuzon deri ne ekstrem. Po te vini re fundjava eshte e mbushur me shpifje trillime imagjinata nga me vulgaret per kengetaret artistet kengetaret artistet si ne asnje vend tjeter. Ka edhe ne bote nga nje apo dy tabloide por ne eeekend shtypi shqiptar vihet ne gare si te jete me sensacional se tjetri theksoi Berisha ne fjalen e tij. Ky qendrim i kreut te qeverise bie ne kundershtim me vete politiken qe ai ka premtuar se do te zbatoje ndaj medias dhe fjales se lire. Ne menyre te perseritur Berisha ka theksuar se qeveria qe ai drejton nuk do te beje padi penale ndaj mediave edhe ne rast se ato abuzojne dhe trillojne per ngjarje te caktuara qe prekin qeverine dhe personat e lidhur me te. Kete premtim kreu i qeverise e perseriti edhe ne fillim te muajit janar kur ne nje pritje te organizuar per gazetaret ai theksoi se liria e medias kishte rendesi te madhe dhe se do te dekriminalizohej shpifja. Por qendrimi i fundit i mbajtur ne mbledhje qeverie duket se po sjell nje situate te re per lirine e medias dhe fjales se re ne vend nisur edhe amendimet qe pritet te behen nga qeveria te ligjeve te cilat ne menyre te drejtperdrejt cenojne lirine e medias. Ende nuk dihet sesi do te reagoje opozita apo grupet e interesimit per kete nisme te re te qeverise shqiptare e cila bie ne kundershtim me qendrimin fillestar te qeverise per respektimin dhe garantimin e lirise se mediave. Me ardhjen ne pushtet ne vitin 2005 Kryeministri Berisha ka deklaruar se ka dhene nje kontribut te madh ne mosdenoncimin e gazetareve dhe po keshtu ne thellimin sipas tij te lirise se medias ne vend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›