Meta Po menaxhoj kohen ne menyre komode
Rihyrja e Ilir Metes ne kabinetin qeveritar te drejtuar nga Sali Berisha duket te jete vetem nje hap formal konkretizimi i te cilit mbetet vetem ceshtje kohe. Ne intervisten e pare pas mbylljes se ceshtjes gjyqesore ndaj tij kreu i Levizjes Socialiste per Integrim ka deklaruar se procesi i perfshirjes ne detyra ekzekutive eshte ceshtja me e parendesishme. Jam ne nje situate teper komode ne drejtim te menaxhimit te kohes sime si politikan dhe si lider i LSI-se qe nuk e kam pasur dhe veshtire ta kem ne nje detyre ekzekutive. Ky eshte qendrimi im per momentin dhe eshte ceshtja me e parendesishme u shpreh Meta ne emisionin Opinion. Duke sqaruar hollesisht se edhe ne vitin 2009 ka qene insistimi i Kryeministrit qe ai te perfshihet ne qeveri Ilir Meta ka lene te kuptohet se aktualisht trauma e procesit gjyqesor sugjeron si llogari imediate politike procesin regjenerues ne parti.