E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Bashkia e Tiranës do sjellë tapitë në shtëpitë tuaja

TIRANË- “Partia Demokratike është partia e fjalës së mbajtur dhe këtë e kemi treguar me 8. 000 tapitë e shpërndara në Tiranë dhe miratimin e planit të rregullimit”, tha Kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, gjatë një mitingu elektoral të Partisë Demokratike në njësine bashkiake numër 7-të. 

Basha theksoi se Bashkia e Tiranës dhe Qeveria shqiptare kanë investuar shumë në këtë zonë. 

“Ju në 2005-ën më dhatë votën për mandatin tim të parë si deputet duke i hapur rrugën zhvillimit, ndërsa sot vijmë këtu për të marrë një fitore, për të vijuar zhvillimi dhe për të ndaluar bllokimin”, tha Basha. 

Basha tha se, “Edi Rama, në 11 vite si kryetar i Bashkisë së Tiranës nuk ka bërë asnjë gjë për këtë zonë, por vetëm për xhepin e tij, ndërsa ne vetëm në një vit kemi investuar më shumë se 400 milion leke për të rikonstruktuar më shumë se 10-të rrugë dhe për të rivlerësuar më shumë se 15 hektarë tokë”. 

Së bashku, nënvizoi Basha, kemi ndërtuar dhe rindërtuar çerdhen e 35-të, jemi në proces regullimi të çerdhes 4- si dhe kopshtit numër 70-të, ndërsa kemi vendosur në dispozicion dhe 900 milion lekë të tjera për të ngritur një kopësht dhe çerdhe të re.
Tirana sot po zhvlloeht, tha Basha. 

Sipas tij, sot numërohen 13 mijë persona më shumë të punënsuar, 40-të rrugë të ndërtuarara apo të rikonstruktuara, ndërsa janë në proces ndërtimi dhe rikonstruksioni rrugë të tjera, kopshte, çerdhe e shkolla. 

“Ne jemi këtu dhe po respektojmë kontratën me qytertarët e Tiranës, vijoi Basha, edhe pse po zhgënjej ish kryetarin e bashkisë, pasi ai e dëshiron Tiranën të bllokuar, të rrënuar. Ai, i’u erdhi këtu dhe vijoi monologun e tij të errët për Tiranën, duke i'u thënë se unë nuk kam dhënën asnjë tapi, por ju e dini, kam dëshminë e mbi 32 mijë banorëve të Tiranës, se më shumë se 8 mijë banor kanë marrë tapinë në duart e tyre, ndërsa i bëjë me dije se edhe për legalizimet po angazhohemi 24 orë në ditë për ta përmbyllur procesin dhe ju siguroj se nuk do keni nevoj ta merrni në asnjë zyrë, pasi Bashkia eTiranës do ja u sjell tapitë në shtëpitë tuaja ”, premtoi Kreu i Bashkisë, Lulzim Basha. 

Plani i rregullimit për Tiranën, tha ai, është një tjetër arritje që i mundëson zhvillimin kryeqytetin, prandaj Bashkia e Tiranës dhe të gjithë qytetarët e kryeqytetit që duan më shumë mirëqenie, zhvillim dhe të ecin përpara kanë nevoje për një partner si Partia Demokratike që ka moto të punës së saj qytetin dhe zhvillimin tuaj, duke jetësuar gjithnjë premtimet e saj...Përpara!!”, përfundoi Basha.
(e.m/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›