E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha-Rama beteja e katert

Per te katerten here Berisha perballet me Ramen ne garen per bashkine e Tiranes. Lulezim Basha eshte kandidatura e radhes e zgjedhur prej kryeministrit Berisha per tu perballur me kryetarin e PS-e Edi Rama.


Kesaj here Rama do te garoje me nje prej figurave me te mbeshtetura nga Berisha ne PD e qeveri i zgjedhur nga vete Berisha pa marre miratimin e asnje forumi drejtues te PD-se. Sic ka ndodhur ne tre garat pararendese edhe kesaj radhe beteja per bashkine e kryeqytetit eshte teresisht politike dhe jo administrative.


Ne zgjedhjet e vitit 2000 Edi Rama fitoi perballe Besnik Mustafajt kandidature e perzgjedhur nga forumet drejtuese te PD-se. Rama vinte ne kete gare nga posti i Ministrit te Kultures Rinise dhe Sporteve nje prej figurave politike me radikale ne qendrime kunder Berishes. Rama zhvilloi nje fushate elektorale moderne praktike e panjohur me pare ne Shqiperi.


Shume shpejt Rama ndryshoi fytyren e Tiranes duke nisur me prishjen e kioskave qe kishin uzurpuar te gjithe hapesiren e kryeqytetit. Ne zgjedhjet e vitit 2003 perballe Rames ne garen per postin e kryetarit te bashkise u zgjodh nga Berisha Spartak Ngjela i cili sot gjendet ne krah te Rames ne koalicionin opozitar.


Edhe pse njihej si nje politikan i paqendrueshem pasi kishte ndryshuar me shume se dy parti deri atehere Ngjela ishte nje prej figurave te rendesishme ne PD-ne e vitit 2003. Ai hyri ne gare me Ramen duke zhvilluar nje fushate civile e cila u vleresua si e tille ne analizat e kohes. Rama e fitoi kete gare me mundim pasi gara zhvillohej ne nje situate specifike ne PS.


Rama ishte pozicionuar kunder kryetarit te PS Fatos Nano i cili ishte ne gare per te rifituar postin e kryetarit te partise por ne kete gare kishte hyre edhe ish-presidenti Meidani dhe vete Edi Rama. Meidani e Rama kishin shpallur kandidaturen per kreun e PS dhe per koincidence gjykata pranoi kerkesen e opozites per te perseritur votimet ne nje pjese te konsiderueshme te njesive bashkiake ne Tiarne.


Shpallja e fituesit te postit te kryetarit te bashkise ne vitin 2003 u mbajt peng deri sa ne PS u sqarua situata konfliktuale sa u miratua ne parlament qeveria qe do te thoshte se nuk kishte me mundesi qe Rama te jepte ndikimin e tij ne votat e deputeteve ne parlament per rrezuar apo mbeshtetur ministrat e qeverise Nano. Vetem ne fillim te janarit 2004 Rama u shpall fitues i postit te kryetarit te bashkise se Tiranes.

Ne zgjedhjet e 18 shkurtit te vitit 2007 perballe Edi Rames ne garen per postin e kryetarit te bashkise se kryeqytetit u vendos Sokol Olldashi njeri prej figurave politike me te suksesshme ne PD pasi kishte fituar garen e veshtire per mandatin e deputetit ne Shijak ishte emeruar minister i Brendshem dhe pergjate dy viteve te qeverise 2005-2007 kishte spikatur me rezultate te rendesishme ne luften kunder krimit. Konsiderohej nje prej figurave me te suksesshme ne qeverine Berisha si dhe ne kupolen e PD.


Ndersa vete Rama kishte vendosur te rikandidonte per postin e kryebashkiakut nderkohe qe kishte dy vite qe kishte fituar postin e kryetarit te PS por ne te vertete i duhej edhe pak kohe per te fituar te gjithe Partine Socialiste.


Pozitat e tij ne krye te PS ishin ende te pakonsoliduara. U zhvillua nje gare mjaft e forte nje fushate e eger kryesisht midis Rames e Berishes qe u finalizua me fitoren e Edi Rames. Kjo fitore ia forcoi pozitat edhe ne parti.


Ndersa ne zgjedhjet e ardhshme te 8 majit Edi Rama perballet me Lulezim Bashen nje prej figurave me te rendesishme ne PD aktuale. Rama serish vendosi te rikandidoje duke i konsideruar zgjedhjet si nje sfide politike dhe jo si zgjedhje administrative.


Rama ka synimin tek zgjedhjet e parakohshme politike pas 8 majit ndersa Basha pretendon se me votat e LSI-se qe per here te pare eshte ne aleance me PD-ne dhe jo me PS do ti afrohet shume shifrave te Rames i cili vetem zgjedhjet e fundit ne Tirane ishte 20 mije vota para kandidatit demokrat.


Pritet nje gare e forte pasi Basha duket se ka lene postin e ministrit te brendshem dhe mandatin e deputetit duke tentuar te ritktheje demokratet ne qeverisjen e Tiranes pas 10 vitesh.


1 tetor 2000- Edi Rama perballe Besnik Mustafajt Kishte filluar viti elektoral. Ne tetor te vitit 2000 ishin percaktuar per tu zhvilluar zgjedhjet lokale. Me 30 qershor 2000 u mblodh kongresi i PS-se per platformen elektorale te zgjedhjeve vendore te tetorit. Pas nje beteje te ashper ne deklarata publike kunder njeri-tjetrit Nano e Meta u shfaqen para publikut te bashkuar per te fituar zgjedhjet lokale.


Edi Rama u zgjodh kandidat i PS-se per kryetar bashkie ne Tirane. Perballe tij kandidoi Besnik Mustafaj nje nder figurat kryesore politike te PD-se. Ne fillim te gushtit nisi fushata elektorale dhe Nano me Kryeministrin Meta dolen se bashke ne tur elektoral. Me 1 tetor u zhvilluan zgjedhjet lokale ne te cilat PS doli fituese qe ne raundin e pare duke perfshire edhe Bashkine e Tiranes kryetari i ri i Tiranes u zgjodh Edi Rama.


Opozita kontestoi procesin zgjedhor si te papranueshem dhe te manipuluar duke pretenduar per probleme me listat e zgjedhesve. Ndersa nderkombetaret kishin pothuajse te gjithe qendrim te njejte ndaj procesit duke e cilesuar si te rregullt edhe pse kishte disa parregullsi por qe nuk ndikuan ne rezultat.


Edi Rama zhvilloi nje fushate model pervoje e panjohur me pare ne Shqiperi. Ai perdori fort imazhin e tij ne fushaten elektorale. Ndersa Mustafaj u perpoq te beje nje fushate te qete ne takime te drejtperdrejta me publikun.
Ne zgjedhjet lokale te vitit 2000 Partia Demokratike zhvilloi nje fushate shume te ashper politike.


Motoja e fushates se Berishes ishte ruspa dhe tritol per pronat e krimit. Ne Tirane kandidatura u percaktua nga aktivi i Partise Demokratike. Anetaret e PD votuan ne nje mbledhje te gjate ne Pallatin e Sportit per kandidatin. Seksionet kishin propozuar pese emra Emin Riza Besnik Konci Bamir Topi Buron Kaceli dhe Besnik Mustafaj.


Ne votimin e pare dolen te parat kandidaturat e Besnik Mustafajt dhe Bamir Topit por askush nuk mori me shume se gjysmen dhe keshtu qe u zhvillua nje balotazh mes tyre disa dite me vone.


Ne raundin e dyte fitoi Besnik Mustafaj. Fushata e Besnik Mustafajt nuk ishte radikale si ajo e kryetarit Berisha por gjithsesi pati ngjyra te tilla. Pergjithesisht Mustafaj zhvilloi nje fushate te qete me takime te perditshme me votuesit. Motoja e tij e fushates ishte une jam nje njeri normal duke dashur te bente diferencen me kandidatin kundershtar. Z Mustafaj ftonte ti takonte te gjithe mbeshtetesit e tij cdo mengjes tek nje lokal ne Tirane ne zonen e bllokut ku kafeja ofrohej falas.


Z. Mustafaj zhvilloi nje debat televiziv me Z. Rama debat qe u transmetua ne TV Klan dhe qe u zhvillua ne ambientet e Teatrit Kombetar. Z. Mustafaj humbi thelle megjithate naten kur po dilnin rezultatet para selise se Partise Demokratike per ore te tera u zhvillua nje tubim festiv per gjoja fitoren qe po korrte Besnik Mustafaj.


Askush nga PD per tre dite rresht nuk doli ne publik ose komunikime publike per tu shprehur per zgjedhjet deri sa diten e trete Berisha shpalli se zgjedhjet ishin manipuluar dhe se ne dhjetera bashki e komuna ku kishte balotazh PD do te bojkotonte. Ne kete menyre Berisha pesoi humbjen e pare kunder Edi Rames ne Tirane.


Zgjedhje lokale- 12 tetor 2003 Ne PS zhvillohej lufte politike brenda grupeve te kesaj partie kjo ndikoi edhe te kandidimi i Rames. Ish-presidenti socialist Rexhep Meidani dhe kryetari socialist i Bashkise se Tiranes Edi Rama shpallen kandidimin per postin e kryetarit te PS-se perballe kandidatures se Nanos.


Nderkohe PD zgjedh nje nga njerezit me te forte te saj ne gare Spartak Ngjelen. U lakuan si kandidate shume emra jashte PD si Mentor Petrela Halim Kosova Hysen Heta Edmond Leka etj. Ne fund u zgjodh Ngjela ku vendimmarrja formale u be nga kryesia.


Fushata u zhvillua thellesisht politike. Ne kete fushate PD pati si slogan Eja me ne. Ngjela e fokusoi fushaten tek punet e qytetit ndotja atmosferike urbanistika etj. Fushata e Ngjeles ishte me e gjalle se sa ajo e 3 viteve me pare. Ai shoqerohej gjithmone nga Prec Zogaj dhe nga nje grup te rinj te veshur me uniforma te bardha dhe blu dhe qe mbanin flamuj te PD-se ne duar.


Ngjela i kushtoi nje rendesi jo te vogel edhe mekanizmave te tregut. Spartak Ngjela humbi po ashtu me rezultat te ndjeshem ndonese zgjedhjet paten problem dhe gjykata vendosi te votohej ne mbi 100 qendra votimi serish d.m.th te perseritej votimi. Kjo ishte humbja e dyte e Berishes perballe Rames.


Zgjedhje lokale- 18 shkurt 2007 Kandidimi i trete i Rames per bashkine e Tiranes.


Tani ne kushte te reja Rama prej dy vitesh drejtonte PS-ne pas largimit te Nanos me doreheqje si pasoje e humbjes se zgjedhjeve ne vitin 2005. Pas negociatash te gjata midis PS dhe LSI u vendos qe opozita te shkoje e bashkuar ne zgjedhjet vendore te vitit 2007. LSI mori si zona te lira shume komuna e bashki.


Rama pranoi kushtet e Metes. Ne fund te vitit 2006 Edi Rama nisi nje beteje per bllokimin e zgjedhjeve te parashikuara per tu zhvilluar ne 20 dhjetor. U krijua nje krize institucionale. Tere konturet e nje partie te re te reformuar dhe me qasje plotesisht demokratike qe kerkon te coje para vendin u rrezuan.


Presidenti duhet te dekretonte daten e zgjedhjeve dhe Rama duhet te hapte rruge. Fatos Nano mberriti ne nje takim me Berishen nga ku u beri thirrje socialisteve te zhbllokojne situaten. Edi Rama pas pak javesh pranoi te hyje ne zgjedhje. Zgjedhjet u shtyne sipas kerkeses se Rames per tu zhvilluar me 18 shkurt 2007.


Perballe Rames ne Tirane kandidoi Sokol Olldashi i PD-se i cili pozicionohej si nje prej figurave me te forta te kesaj partie. Ai i kishte fituar te gjitha betejat elektorale madje ne terrenet me te veshtira per PD-ne. Kryeministri Sali Berisha shprehu mbeshtetjen e tij per Sokol Olldashin duke e cilesuar ate nje prej politikaneve me te shkelqyer ne radhet e PD-se. Ai e vleresoi Ministrin e Brendshem si te suksesshem ne punen e tij fale se ciles ai ka bere te mundur clirimin e vendit nga bandat kriminale.


Fillimisht per garen e vitit 2007 u perfol si kandidat i mundshem Lulzim Basha duke qene se ai ishte minister i Transporteve ishte angazhuar ne nje beteje me z. Rama per nenkalimin e Zogut te Zi qe u prish nga qeveria. Muajin e fundit kandidat u caktua z. Olldashi per shkak te imazhit te mire te tij si minister i Brendshem. Votimi nje anetar- nje vote ishte harruar por edhe kryesia nuk kishte nevoje te miratonte kandidaturen e tij.


Olldashi zhvilloi nje beteje te forte te bazuar kryesisht mbi akuzat mbi Ramen per mosarritje per shkaterrim te urbanistikes dhe hapesirave publike te qytetit. Z.Rama cdo denoncimi te Olldashit i pergjigjej me pergenjeshtrime qe i bente Eduart Shalsi.


Gjithashtu gjate fushates u publikuan disa foto nudo te Rames dhe PD pretendoi se kjo do te shkaterronte imazhin e tij por ne te vertete rezultoi pa efekt. Humbja ishte e thelle me afro 20 mije vota. Olldashi pranoi humbjen publikisht.


Ne strukturat e PD u ndje nje carje e forte mes mbeshtetesve te Lulzim Bashes ose ndryshe KOP dhe PD tradicionale. Shihej qarte qe Basha kishte punuar kunder Olldashit. Ne zonen e tij ne minibashkine nr.10 fitoi PD dhe humbi Olldashi. Ne rang kombetar socialistet fituan ne shumicen e bashkive kryesore ndersa ne shkalle vendi fitoi PD.


Gjithsesi kjo u konsiderua fitore per Edi Ramen i cili forcoi pozitat e tij ne krye te partise. Kundershtaret e tij ne PS ishin duke pritur pikerisht humbjen e tij ne keto zgjedhje.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›