Falja e faturave Bello E papergjegjshme

Falja e farturave të energjisë që nuk janë paguar prej vitesh është veprim i papërgjegjshëm dhe që bëhet qëllimshëm në prag të zgjedhjeve vendore. Ish zëvëndës ministri i Energjetikës gjatë qeverisjeve socialiste, për albanian Screen thotë se tolerimi për mospagesën e energjisë do të shoqërophet me efekte negative.
"Përkeqëson ndjeshëm marrëdhënien ligjore midis shtetit, qytetarëve, kompanive shtetërore apo dhe private, lidhur me mënyrën e shlyerjes së detyrimeve, sic e përcakton ligji për të gjithë qytetarët e vendit. Një pjesë tjetër e popullsisë diskriminohet dhe është më e shumta e popullsisë. Nëse falet energjia e papaguar, në krahun tjetër janë mbi 800 mijë familje që kanë paguar rregullisht muaj për muaj", tha Pajtim Bello, ish zëvëndës ministër i Energjetikës.
Qeveria ka vendosur të falë detyrimet e papaguara për energjinë e konsumuar ndër vite për 270 mijë familje. Fatura financiare e këtij veprimi të qeverisë, për këtë shumë të papaguar është rreth 400 milionë dollarë.
Florian Papadhimitri