Sejdiu: Na kanë bërë presion për pranimin e Rezolutës 12 44
PRISHTINË- Ish-presidenti i Kosvës, Fatmir Sejdiu gjatë një interviste është shprehur se Kosvës i është bërë presion nga ndërkombëtarët për të pranuar Rezolutën 12 44.
“Presione për të pranuar 1244-shin, ka pasur edhe më herët, por ato nuk janë pranuar”, ka deklaruar ish-presidenti i vendit, Fatmir Sejdiu.
Ai ka thënë se marrëveshjen për përfaqësimin rajonal të Kosovës nuk është më e mira, por që ka shpresë në mbajtjen e zotimeve të vendeve mike të Kosovës.
“Dhënia e statusit të vendit kandidat të BE-së për Serbinë, krahas nismës së studimit të fizibilitetit për Kosovën në prag të MSA-së, nuk janë shpërblime të të njëjtit nivel”, tha ai.
Sejdiu ia ka hedhur një pjesë të fajit edhe koalicionit qeverisës për moskomunikimin e duhur me spektrin politik kosovar dhe mospasjen e një qëndrimi të përbashkët.
(ma.ar/BalkanWeb)