E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama bllokon ndërtimin e rrugëve nga frika e votave

13-09-2012 / Gazeta 55

Kuvend, Kryeministri fton opozitën të votojë pro financimit të bypassit të Fierit

Kryeministri, Sali Berisha ftoi opozitën parlamentare që të votojë “pro” projekti për bypassin e Fierit. Sipas kreut të mazhorancës kjo rrugë është mjaft e rëndësishme për qytetarët.
“Të votojmë unanimisht këtë projekt pasi është në shërbim të qytetarëve. Ju votuat kundër tunelit të Elbasanit, kundër autostradës Levan-Vlorë, Levan-Tepelenë dhe shtesave për to. Tani të ndalemi pak. E vërteta është se ju votuat kundër shtesave, pasi gjithë këto rrugë reja, imagjinoni ju, kthehen në vota. Por sot si një gjest pendese jepni votën pro projektit për baypassin e Fierit”, vuri në dukje Berisha. 
Sipas tij, qëllimi i Partisë Socialiste është të hedh baltë mbi projekt e qeverisë për investimet në infrastrukturë.

Seanca
Dy marrëveshjet financiare për by passin e Fierit dhe rrugën Fier-Tepelenë, ndonëse kanë pasur dakortësinë e të dy palëve në Parlament, kanë shërbyer për të ndezur debatin politik, ku opozita kritikon mazhorancën se ka braktisur jugun, ndërsa qeveria numëroi veprat e ndërtuara gjatë viteve të saj në pushtet. Pas diskutimeve në Kuvend, këto marrëveshje u votuan me 126 dhe 122 vota pro nga ligjvënësit e pranishëm në sallë.
Deklarata e Kryeministrit ka sjellë jo pak reagime nga rradhët e ligjvësnëse socialistë, ku vetë kreu i grupit kuvendor socialist, Gramoz Ruçi  deklaroi se mazhoranca e sotme mburret me projektet e financuar dhe tenderuara nga PS në kohën kur ishte në pushtet.
“E vërteta është se Lushnje-Fier është financuar dhe tenderuar nga PS dhe e tenderuar, e vetmja që keni juve keni bërë është cilësia e dobët dhe zvarritja e afatit. Levan-Vlorë e projektuar nga ne, ju keni tenderin korruptiv dhe zvarritje. Levan-Tepelenë , e projektuar nga ne, gënjeshtra e radhës se ju thatë që ne e kemi lënë Tepelenën jashtë, ju po përdorni projektin e kompanisë franceze 3.5 milioë euro. Gjirokastër-Tepelenë ju e zvarritët. Kjo është e vërteta për projektet e jugut”, vuri në dukje Ruçi.
Nga ana e tij, ministri i Transportit, Sokol Olldashi sqaroi deputetët në Kuvend lidhur me pretendimin e PS për rrugë që janë projektuar dhe tenderuar prej saj.
“PS ka prirje teatrale, ka vite që e bën, po është hera e parë që ulet në nivelin e komedisë. Tre saktësime, sa i takon rrjetit rrugor Shqipëria është vlerësuar si e para e në rajon. Jemi detyruar të modifikojnë projektet tuaja. Ajo që ju kishit bërë parashikonte shmangie totale të Tepelenës. Projekti fillestar parashikonte që bypassi të fillonte në Memaliaj dhe vijonte. E modifikuam që Tepelena të mos anashkalohet, por të kalohet përbri. Së treti qeveria shqiptare nuk do marrë kosto për atë rrugë që prek HEC i Kalivaçit dhe koston shtesë do e përballojë koncensionari”- tha Olldashi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›