Reaksion dhune ndaj ambasadave të SHBA në botën arabe
Përleshje përpara ambasadës së SHBA në Jemen dhe Egjipt
Një turmë manifestuesish u mblodh për të protestuar para ambasadës së SHBA-ve në Kajro, të Egjiptit. Arsyeja e protestave është filmi anti-islamik i prodhuar në SHBA.
Imazhet drejtpërsëdrejti në rrjetin CNN tregojnë dhjetëra persona që bërtasin me zemërim, duke kërkuar që SHBA të kërkojë të falur zyrtarish për fyerjet ndaj Profetit Muhamed. Disa rrjete të tjera flasin për përleshje me gaz lotsjellës dhe gurë ndaj ndërtesës të ambasadës. Bëhet fjalë për disa dhjetëra të plagosur. Sipas CNN ka pasur edhe 12 të arrestuar. Pjesa më e madhe e të plagosurve kanë mbetur të lënduar nga hedhja e gurëve në drejtim të ambasadës. Imazhet e transmetuara nga rrjeti amerikan, tregojnë policinë që lëshon gaz lotsjellës duke kërkuar të shpërndajë turmën.
Ndërkaq, edhe ambasada amerikane në Sana, Jemen, ka rënë pre e sulmeve të
mijëra manifestues islamik që protestonin kundër shpërndarjes së filmit “pafajësia e Muslimanëve”. Demonstruesit kanë arritur të hyjnë në oborrin e selisë diplomatike por jo brenda ambienteve të saj ku ndodhen zyrat, pasi janë ndaluar nga forcat e sigurisë. Me parullat “Vdekje Amerikës” ata kanë zhvendosur hekurat e murit rrethues të ambasadës dhe kanë vënë zjarr. Menjëherë sapo kanë kaluar murin rrethues ata kanë marrë flamurin amerikan dhe e kanë djegur, si dhe kanë qëlluar me gurë ndaj ndërtesës. Forcat e sigurisë në vend kanë qëlluar në ajër dhe kanë lëshuar gaz lotsjellës për t’i shpërndarë. Nuk dihet ende nëse në personeli i ambasadës ndodhej brenda ambienteve. Ambasada e Jemenit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka dënuar incidentin dhe ka premtuar se do të marrë masa për mbrojtjen e diplomatëve të huaj. Dy ditë më parë nga dhuna e shpërthyer për shkak të filmit mbi profetin Muhamed Coin ë vrasjen e ambasadorit amerikan në Libi , Kris Stivens dhe të tre funksionarëve të tjerë. Protesta ka pasur dhe në Kajro e Tunizi.