Berisha dorezon Pyetesorin. Fule: Kujdes me situaten politike Rozeta Rapushi
Kryeministri Sali Berisha i dorezoi dje ne Bruksel, Komisionerit per Zgjerimin, Stefan Fule, librin e plote me pergjigjet e Shqiperise per statusin e vendit kandidat, pas te cilit KE do te pergatise opinionin, nese vendi yne meriton apo jo te jete kandidat ne Bashkimin Evropian. Duke e quajtur nje dite historike per Shqiperine, kreu i qeverise tha se qeveria e tij do te beje c'eshte e mundur, per te marre nje pergjigje pozitive nga Komisioni Evropian. Nderkohe qe komisioneri Fule, duke vleresuar arritjen e mbylljes se pergjigjeve, theksoi se ende shqetesuese vleresohet mos normalizimi i situates politike ne Shqiperi. "Per mua dhe per kombin tim eshte nje moment i jashtezakonshem. Ky eshte libri me i madh i prodhuar, ndonjehere dhe perfaqeson perpjekjet e jashtezakonshme te vendit tim ne keto 18 vite", vleresoi kryeministri. Po keshtu edhe Fule u shpreh se ky liber, eshte me i rendesishme ne historine moderne te Shqiperise. "Keni bere nje pune te jashtezakonshme per t'iu pergjigjur ketyre pyetjeve. Me lejoni te vleresoj punen e te gjithe kolegeve tuaj, qe u perfshine ne pergjigjen dhe e bene ate realitet", vleresoi ai. Por pas ketyre casteve gezimi dhe festimi, Fule nuk harroi t'i kujtoje kryeministrit Berisha, se situata politike ne Shqiperi, po shihet me shqetesim nga faktori nderkombetar. Sipas tij, shqetesuese eshte mungesa e progresit ne normalizimin e situates politike, ku opozita vijon te mos jete e pranishme sic duhet ne Kuvend. "Mesazhi qe ne i dhame Tiranes, qendron akoma. Ne e diskutuam serish dhe une perserita se ka nje dritare mundesie per te gjithe palet e perfshira. Zgjedhjet jane nje proces thelbesor, pjesemarresit nuk do te bien kurre dakord, nese nuk pranojne verdiktin e arbitrit te vendosur se bashku", theksoi Fule. Sipas tij, eshte bere shume progres ne Shqiperi, po ka akoma sfida perpara. "I mireprita zhvillimet pozitive per vizat. Dua te them se Shqiperia ka arritur rezultate te mira. Por perpjekjet per keto kushte te plota te vazhdojne", vijoi Fule. Ai shtoi se nuk heq asnje presje nga deklarata e bere pak kohe me pare ne Tirane, ku partite politike duhet te gjejne gjuhen e perbashket te dialogut. Si nje kriter qe sigurisht do te merret parasysh ne proceset integruese te Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Perballe ketyre kritikave, kryeministri Sali Berisha, theksoi se ai ka bere cfare eshte e mundur brenda kuadrit ligjor, per rikthimin e plote te opozites ne institucione. Duke theksuar se kurrsesi nuk mund te bashkohet me cenimin e pavaresise se pushteteve dhe daljen mbi vendimet e gjykatave. "Ne jemi te hapur per cdo hetim, te bazuar mbi vendimet e dhena nga gjykatat. Ndarja e pushteteve eshte nje nga principet baze te nje vendi te lire. Une i kam bere te qarte opozites, se jam i gatshem per te votuar cdo amendament te tyre per ndryshimin e Kodit Zgjedhor, sipas rekomandimeve te OSBE/ODIHR", theksoi kryeministri.