E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Rama duhet të sqarojë qytetarët për 30 lejet e ndërtimit

Kryeministri Berisha, në një konferencë për shtyp që dha ditën e sotme u shpreh ndër të tjera se Edi Rama duhet të sqaronte qytetarët për 30 lejet e ndërtimit të miratuara pak ditë më parë. Në këtë konferencë për shtyp gazetarët i kërkuan kreut të qeverisë një koment në lidhje me atë çka disa media e kanë cilësuar si një skandal, marrëveshjen e bashkëpunimit mes vajzës së botuesit të Gazetës 55 në vitin 2006 me në një nga firmat që Delijorgji posedonte në atë kohë. “Zotëri me sa di unë ai e ka dhënë sqarimin e tij publikisht. Ai që nuk ka sqaruar publikun është Edi Rama. Ai ka bëshkëpunim me 30 firmat e ndërtimit të miratuara pak ditë më parë. Ju e dini shumë mirë që ai për çdo pallat merr dy kate. Deri më tani ai ka nxjerrë Shalsin, por duhet të dalë vetë të bëjë sqarimin e tij. 30 pallate i thonë 60 kate. Duhet të sqarojë publikun për këtë...” tha ndër të tjera kreu i qeverisë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›