E Diel, 1 Nëntor 2026

Trioja edviniste e programit - Ilir Beqja, shok koshi; Ylli Manjani, i apasionuar pas vetëshpërblimit; Ledi Shamku, hipokritja e Luftës, kolaboracionistëve dhe klerikëve

Ylli Manjani, një jurist që ka punuar në administratë si në kohën e PD-së, ashtu edhe në atë të PS-së, por që ka ikur në të dyja kohët. Një model që tregon më së mirë se ku kanë mbërritur punët në këtë që po quhet Partia Socialiste e Shqipërisë. Është marrë me çështje që i takonin kontrabandës ose antikontrabandës. Së fundi ishte drejtori i kabinetit të kryeministrit Fatos Nano deri në vitin 2004. Edhe prej këndej e lëvizën. Ishte koha kur dolën ato 4-5 rrogat e shpërblimit, ku vetë Manjani ishte mbrojtës ligjor i këtij veprimi. Nano e shkarkoi, por ylli i shkëlqeu Manjanit me idenë e dorëheqjes. Për të mos folur pastaj për praninë e madhe të tij nëpër bordet e pafundme si anëtar. Modeli “Manjani” është provuar për “manjakërinë” e treguar në vetëshpërblimin e administratës jo më larg, por sikurse e thamë në vitin 2004. Tani çfarë i ngelet të provojë e të hartojë për “program”.
Ilir Beqja është shok koshi me Edi Ramën. Të dy kanë votuar në të njëjtën kuti. Janë njohje e vjetër. Qysh nga udhëtimi në Gjermani (asokohe perëndimore), basketbollisti 1.95 i gjatë, mund të thuhet pa frikë se është shok gjatësie me Edi Ramën. Tani është si biçim nënsekretari, tamam ashtu siç kanë qenë nënsekretarët e Partisë Fashiste dikur, si Piero Parini që i ardhur nga Italia fliste tribunave për të mirat që do sillte façizmi në Shqipëri. Por ky do mbahet mend në histori si personi që bëri komente politike me faturën e energjisë elektrike të shtëpisë së vet duke e përgjithësuar si rast. Tregojnë të tjerët se më 1997 ishte një gazetar shqiptar që raportonte për një radio të huaj. I bënte vetë të gjitha. Bërtiste, intervistonte veten, bënte zhurmë sikur bëhej miting, etj, por të paktën faturat e shtëpisë së tij nuk i tregonte.
Ledi Shamku mund të ishte treguesi më i mirë i paraqitjes së saj në faqen e veteranëve të gazetës së Partisë Socialiste. Në faqet e kësaj gazete dalin fjalë pa fund për luftën “nacionalçlirimtare” që ka bërë “populli ynë i lavdishëm nën drejtimin e shokut Enver”. Dhjetëra sigurimsa lavdërohen për punën e madhe që kanë bërë në goditjen e “armikut të klasës”. Tani hall i madh është sesi mund të programojë Ledi Shamku një program për partinë që ka futur në burg Patër Zef Pllumin dhe që nuk ka diskutuar punën e “armikut, tradhtar kolaboracionist” Mustafa Kruja. Si do të ndjehen ato veteranë të Sigurimit të Shtetit që kontribuuan në burgosjen e Patër Zef Pllumit dhe që i janë përgjigjur apelit të Edi Ramës për të dalë bashki për bashki e komunë më komunë për të protestuar për çmimin e kartave të identiteti. Dilema e Shamkut është kjo që thamë. Për të gjitha këto, rrezikon të nxehet edhe Pandeli Majko, i cili për luftën nuk të fal.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›