Berisha, Rama e Meta, fushatë si Obama
Partia Demokratike kthen sytë nga fushata e Presidentit aktual të Amerikës, Barak Obama, për sfidën e parlamentareve. Kryeministri Sali Berisha ka vendosur ta "braktisë" përfundimisht kompaninë amerikane BG&R, për të firmosur kontratën e bashkëpunimit me një kompani tjetër amerikane, që ka marrë pjesë edhe në fushatën gjigante të Presidentit Obama, organizim që i solli atij suksesin drejt rrugës për në Shtëpinë e Bardhë. Tashmë selia blu ka vendosur përfundimisht se do të jetë pikërisht një kompani amerikane që do ta modelojë fushatën e tyre, por nuk e bën publik emrin e kompanisë, duke e mbajtur sekret dhe mbrojtur me fanatizëm. Burime zyrtare pohojnë se prezantimi publik i kësaj kompanie do të bëhet nga Kryeministri Berisha, duke pohuar vetëm "se ajo ka qenë pjesë aktive në fushatën e Presidentit amerikan Barak Obama". Selia blu do ta lërë në dorën e amerikanëve skicën strategjike për mënyrën e organizimit të fushatës së PD-së. Burime konfidenciale pranë partisë në pushtet pohojnë se arsyet pse është vendosur të zgjidhet një kompani e huaj është eksperienca, strategjia e duhur që këto kompani ofrojnë për kurimin e imazhit, por edhe për promovimin e kandidatëve dhe koordinimin e lëvizjeve të duhura për partinë që mban pushtetin prej katër vjetësh. Të njëjtat burime pohojnë se spotet televizive, reklamat, posterat, banerat, koncertet, shpenzimet operative, telefonat, karburantet, udhëtimet, shpenzimet për logot, bluzat, kapelat, stilolapsat dhe deri te detajet më të vogla do t‘u besohen vetëm kompanisë amerikane. Në këtë formë, Partia Demokratike ka përzgjedhur për menaxhimin e fushatës një kompani të kalibrit botëror. Demokratët, megjithëse ruajnë me fanatizëm emrin e kompanisë, strukturat organizative të PD-së pohojnë se ajo është e njohur në të gjithë arenën ndërkombëtare si kompania që jep konsulencë për politikat strategjike dhe për bizneset. Të njëjtat burime rrëfejnë se bordi drejtues i kësaj kompanie përbëhet nga njerëzit që kanë drejtuar në administrata të ndryshme sektorët kyç të administratës amerikane. Ndonëse është mbajtur gjithçka sekrete, emri i kompanisë amerikane "Cohen Group" është më i qarkulluari në gjirin e PD-së si opsioni që mund të drejtojë fushatën e demokratëve. Të pyetur nga gazeta, zyrtarët demokratë nuk e pohuan dhe as e mohuan diçka të tillë. Gjatë vizitës më të fundit të Kryeministrit Berisha në SHBA, është zhvilluar një takim i gjatë mes presidentit të kompanisë së fuqishme të konsulencës "Cohen Group", njëkohësisht edhe ish-sekretar amerikan i Mbrojtjes, Uilliam Cohen, Kryeministrit Berisha dhe kryetarit të Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Aktualisht kompania "Cohen Group" ofron shërbime konsulence dhe tregtie kudo në botë, duke u prezantuar si një nga kompanitë lider në këtë fushë. Në bordin e saj qëndrojnë ish-zyrtarë të lartë të administratës "Klinton", si Madlein Obllrajt, Uilliam Cohen etj. Pra duket qartë se shtrëngimi i duarve në fillim të muajit shkurt mes Kryeministrit Berisha dhe sekretares amerikane të Shtetit, Hillari Klinton, "fsheh" në thelb edhe huazimin e modelit të suksesit "Obama", që dërgoi demokratët në krye të lokomotivës amerikane.
Performanca e LSI
Marrëveshja e Metës me
"Greenberg Quinlan Rosner"
"Greenberg Quinlan Rosner" është kompania amerikane që ka preferuar ta kontaktojë për fushatë kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Pak kohë më parë, ai konfirmoi se është mbyllur një marrëveshje mirëkuptimi me një nga kompanitë më të njohura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila asiston dhe përkrah kandidatë progresistë, si në SHBA, por edhe Evropë, e në vende të tjera. "Me kompaninë kemi rënë dakord për të realizuar dhe një strategji tepër të gjerë për sa i takon mbrojtjes së votës nga manipulimi", tha Meta. Çdo gjë do të bëhet transparente për publikun në momentin e duhur, shtoi ai, por mund t‘ju them se u realizua ai premtim që ne kemi dhënë, se do të bëjmë çdo gjë për të ofruar garanci shtesë, që procesi zgjedhor në Shqipëri të jetë i mbrojtur nga ato qëllime të këqija të dy partive, binjake për sa i takon konceptit tepër të ngushtë që kanë për zgjedhjet dhe për demokracinë. "Pra, ky është një proces, i cili padyshim që do të na konfirmojë ne si një forcë politike, jo vetëm fituese, por edhe si një garantuese e një procesi zgjedhor, sepse nuk bëhet fjalë për të ruajtur të paprekshme thjesht votat e LSI-së, por bëhet fjalë për votat e të gjithë shqiptarëve", konstatoi Meta. Kjo është fushata më e rëndësishme e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndaj edhe zgjedhja e modelit amerikan për imazhin e saj ka shumë rëndësi për sfidën e 28 qershorit.
Zgjedhjet 2009, fushata amerikane e liderit opozitar
Kompanitë amerikano-izraelite janë të preferuarat e kreut të socialistëve Edi Rama. Me një të tillë performancë ai është i vendosur t‘u drejtohet zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Strategjia e fushatës mbetet ajo e modelit amerikan dhe konkretisht stili "Obama". Ekipi konsiderohet kompleks me përbërje vendasish dhe me të huaj, natyrisht këta të fundit me eksperiencën dhe filozofinë e ndryshimit e të përfshirjes masive të shtetaseve bazuar në modelin e fushatës së Presidentit aktual të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. "Arthur J. Finkelstein & Associates" është kompania që ndjek gjithnjë nga afër strategjitë elektorale dhe veprimet politike të kreut të socialistëve Edi Rama. Një tjetër kompani që mendohet se do të angazhohet për fushatën, ndonëse jo e pranuar zyrtarisht, është ajo me emrin "Kidron Strategies", që drejtohet nga amerikano-izraeliti George Birnbaum. Një funksionar socialist thotë se përmbajtja dhe imazhi është diçka e mirorganizuar dhe e asistuar nga kompanitë këshilluese. Teoria e konsultimit me qytetarët dhe kontakti direkt ka shoqëruar gjithë turin e kreut të opozitës që prej disa vitesh. "Dialogu me Shqipërinë" dhe hartimi i programit të qeverisjes së ardhshme është një pjesë e strategjisë amerikane, me të cilën realizohet kontakti maksimal me zgjedhësit. Eksponentë të fushatës së Presidentit amerikan Barak Obama janë marrë për shumë kohë me organizimin e turit të "Vullnetarëve të Bashkimit të Ri" nëpër të gjitha qytetet e vendit. Duke marrë shkas nga 1-vjetori i tragjedisë së Gërdecit, Rama realizoi edhe një sërë takimesh "derë më derë" me qytetarët, duke dëgjuar problemet e tyre. Një tjetër element i fushatës ka të bëjë me anën virtuale të saj. Prej kohësh, Partia Socialiste dhe mbështetësit e saj i kanë dhënë rëndësi arsenalit luftarak në internet. "Ditari javor" është forma e komunikimit të përjavshëm të kreut të socialistëve me qindra mijëra përdorues të postës elektronike. Përtej kësaj, gjithçka është konceptuar në formë interaktive, për shkak se lexuesit mund t‘i drejtojnë pyetje kreut të socialistëve dhe të marrin përgjigjet e tij. Në disa raste, në e-mail-et e personave brenda dhe jashtë Shqipërisë ka mbërritur një mesazh që mban emrin dhe mbiemrin (dërgues) të liderit të opozitës. Një gjetje kjo për të shkrirë akujt mes politikës dhe qytetarëve të thjeshtë. Prej disa muajsh strukturat partiake janë transformuar në organizma elektoralë bashkë me zgjerimin e tyre në të gjithë elementët e nevojshëm jashtë partiakë. Në mars, përfundon faza e dytë e parapërgatitjeve elektorale për të bërë të mundur futjen në fazën përfundimtare, ku vendin dhe rëndësinë kryesore do ta ketë fushata elektorale dhe veprimet e tjera deri në momentin e legalizimit të fitores.