E Hënë, 2 Nëntor 2026

Selia qendrore menaxhon strukturat në fushatë

Kreu i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, është drejtuesi i Shtabit Elektoral Qendror të Partisë Socialiste. Në përbërje janë edhe disa prej figurave kryesore të kësaj partie dhe anëtarë të Kryesisë. Në shtab bën pjesë sekretari për çështjet zgjedhore, Kastriot Islami, sekretari për çështjet ligjore, Fatmir Xhafaj, sekretari organizativ, Blendi Klosi, anëtari i Kryesisë, Shpëtim Idrizi, si dhe Etleva Bishaj. Kjo strukturë qendrore shoqërohet me disa ndarje të tjera në shtabe më të vogla, që ndahen sipas tematikave të veçanta. Secili nga minishtabet koordinon punën me strukturat lokale dhe raporton rregullisht në Shtabin Qendror të Fushatës për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Në vijimësi funksionon edhe takimi i ngushtë i shtabit dhe kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama. Kjo formë organizimi është menduar si më e duhura për t‘i siguruar selisë rozë dhe aleatëve të saj fitoren në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›