E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përcjellja e lamtumirës për Sabri Godon

Krerët më të lartë të shtetit, personalitete të politikës, të majtë e të djathtë, përfaqësues të komuniteteve fetare, trupit diplomatik, njerëz të artit dhe kulturës, qytetarë nga e gjithë Shqipëria, i dhanë sot lamtumirën e fundit z. Godo, në homazhet e organizuara për rreth dy orë, në hollin e selisë së parlamentit.

Pasi kanë vënë nga një shirit zie në hyrje të hollit të Kuvendit, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, kryeministri Sali Berisha, kryeparlamentarja Jozefina Topalli, bënë homazhe dhe ngushëlluan familjarët e politikanit Godo, duke lënë edhe nga një shënim në librin e Zisë të hapur me këtë rast. Homazhe zhvilluan sot dhe kryetari i LSI-së, Ilir Meta, ish-Presidenti Rexhep Mejdani i shoqëruar nga ish-Kryetari i Kuvendit Skënder Gjinushi; më herët ish-kryetari i Kuvendit Servet Pëllumbi, një delegacion nga Partia Socialiste i kryesuar nga kryetari i grupit parlamentar, Gramoz Ruçi, deputetë të PD-së,  ambasadorët e SHBA-ve, OSBE-së, dhe BE-së në Tiranë, si dhe pjesëtarë të tjerë të trupit diplomatik, artistë, etj. 

Homazhe në nderim të Sabri Godos zhvilluan sot dhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, princi Leka i II-të, etj. Sabri Godo, një nga figurat dhe personazhet më të rëndësishëm të politikës shqiptare në 20 vitet e fundit, u nda  nga jeta të shtunën në moshën 82-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë në mushkëri.

Ai u nda nga jeta mesditën e së shtunës në moshën 82 vjeçare, ndërsa sot qeveria shpalli zi kombëtare nga ora 12.30 deri në 14.30.

Në homazhet e zhvilluara në Kuvendin të Republikës së Shqipërisë. I lindur në Delvinë më 8 gusht 1929, dhe pasi kreu shkollën fillore në vendlindje, Godo e vazhdoi të mesmen në Tiranë, të cilën e la në gjysmë në vitin e tretë, pasi mori pjesë në luftën antifashiste, nga 15 korriku i vitit 1943 deri në maj 1945, kur u kthye nga Jugosllavia.

Godo u largua nga Shqipëria së bashku me nënën e tij pasi përndiqej politikisht. Ka patur një veprimtari të ngjeshur në publicistike, veçanërisht në revistën "Hosteni", ku ka botuar mbi tri mijë faqe fejtone e shkrime kritike me pseudonime. Në janar të vitit 1991 Sabri Godo themeloi Partinë Republikane të Shqipërisë të cilen ai e drejtoi për shtatë vite me radhë. Aktualisht ishte kryetar i Asamblesë Kombëtare të kësaj partie.

Ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në dy legjislatura, ku ka ushtruar detyrën e kryetarit të Komisionit të Çështjeve Sociale dhe të atij të Politikës së Jashtme,si dhe ka dhënë gjithashtu një kontribut të madh për sa i përket hartimit të Kushtetutës së Shqipërisë. /Start/

                                                                                             2011-12-04 15:03
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›