Berisha: Rama e rrëzoi vetë buxhetin
Partia Demokratike nuk do të tërhiqet nga qëndrimi i saj për të votuar kundër buxhetit për Tiranën, nëse kryebashkiaku Rama nuk do ta ndryshojë atë. Kryeministri Berisha tha dje në një konferencë për shtyp se Rama e ka rrëzuar vetë buxhetin që ka propozuar, ndërkohë që i kërkoi atij të jetë i pranishëm në seancën e këshillit bashkiak për të mbrojtur ligjin e tij. “Ne nuk mund ta pranojmë një buxhet të tillë. Ai e ka rrëzuar vetë buxhetin, nuk ia kemi rrëzuar ne. Këshilltarët e Tiranës janë parlamenti i Tiranës dhe, nëse Tirana ka një parlament të dytë, ai është këshilli bashkiak. Ai të mos ketë frikë nga ajo që ka bërë vetë, por të shkojë e ta mbrojë me transparencë atë, jo të dalë me ata të Policisë Bashkiake”. Sipas kreut të qeverisë, “ai ka mbajtur 6 milionë euro për fushatë elektorale. Direktiva është e qartë; ne jemi për miratimin e buxheteve kudo, por si do të miratohet buxheti kur vetë kryetari i bashkisë ka frikë nga buxheti i tij. Të mos kujtojë ai se gënjehet sot kush me çmimet dhe kristalet. Ato t’i tregojë në Pezë, qytetarët duan buxhetin”.
Forcat politike
14 anëtarë të PS
3 të LSI
1 i PAD
17 anëtarë të koalicionit të djathtë