E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili: Në votim s’ishte PAD

 

Votimi për buxhetin e qytetit të Korçës u shty për shkak se në mbledhjen e këshillit bashkiak nuk mori pjesë këshilltari i Aleancës Demokratike. Lëvizja Socialiste për Integrim theksoi dje në një konferencë për shtyp se kjo forcë nuk ka qenë kundër buxhetit për këtë qytet. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili, deklaroi në një konferencë për shtyp se, “Informojmë opinionin publik se në Bashkinë e Korçës apo në këshillin bashkiak të saj, nuk ka pasur asnjë votim për arsyen e thjeshtë, se nuk është arritur kuorumi, më thjesht numri i nevojshëm i pjesëmarrësve i këshilltarëve për votim për arsye se këshilltari i Aleancës Demokratike që bën pjesë në grupin e majtë, nuk mori pjesë në votim. Duke qenë se e majta dhe e djathta janë në raport 18 me 17, kuptohet qartë se mungesa e këtij këshilltari e bëri të pamundur procesin e votimit ligjërisht”. Sipas tij, “opinioni publik duhet të dijë edhe pozicionin e LSI-së mbi këtë çështje. E vërteta është se këshilltarët e LSI-së në këtë bashki kanë votuar ‘pro’ këtë p/buxhet në Komisionin e Financave, ku ai përgatitej për të kaluar në seancë plenare dhe nuk kanë pasur asnjë qëndrim të ndryshëm politik nga pjesa tjetër e grupit të majtë, dhe falë qëndrimit të këshilltarëve të LSI-së ky p/buxhet ka kaluar në seancë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›