E Shtunë, 31 Tetor 2026

Evropianët, pro mbylljes së Guantanamos

Disa nga partitë më të
mëdha në Parlamentin
Evropian i kanë
kërkuar vendeve anëtare
që të ndihmojnë Shtetet
e Bashkuara të Amerikës
të mbyllin burgun
famëkeq të Guantanamos,
duke pranuar të
burgosurit. Sipas tyre,
ata nuk mund të dërgohen
në vendet e tyre,
pasi aty mund të keqtrajtohen.
Por deputetët
evropianë nuk mund të
qëndronin duarkryq dhe
të mos e ndihmonin
Obamën në vendimin e
tij për mbylljen e Guantanamos.
Shqipëria është
i vetmi vend që ka
pranuar deri më tani të
burgosurit e Guantanamos
për shkaqe humanitare
në vitin 2006.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›