E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama, ëndrra të sëmura. Do humbë edhe betejën me moshën

berisha-aTiranë/Durrës- Kryeministri Berisha në inagurimin e godinës së aviacionit civil premtoi se do ta shëndërrojë Tiranën në simotër të vendeve të zhvilluara evropiane, teksa kërkoi votën e shqiptarëve që në mandatin e tretë qeverisës të përmbyllë projeket e mëdha.

Berisha tha se investimet e huaja në vend janë rritur duke e shndërruar Shqipërinë në vendet më tërheqëse në këtë drejtim.

Ndër më të tërheqëset në vende të tjera. 360% rritja e tërheqjes. Në katër vitet që vijnë investimet e huaja do të shohin rritjen më të madhe në historinë e venditVetëm në energjinë ujore kanë filluar e vazhdojnë investime..kapin mbi 2 mld euro. Por së shpejti shqiptarët do të marrin gazsjellëit TAP, si projekt i zgjedhur nga konsorciumi i Detit Kapsik për të sjellë gazin në Evropë nëpërmjet ShqipërisëProjekti dëshmi e besimit të jashtëzakonshëm që partnerët kanë tek Qeveria Shqiptare, shqiptarët, shteti dhe vendi i tyre. Do të shoqërohet me gazifikimin e plotë të Shqipërisë, domëthënë më pak shpenzime për ngrohje dhe gatim. Potencial i jashtëzakonshëm për prodhim energjie e eksport të mëtejshëm të saj,-tha Berisha.

Berisha theksoi se mandate i tretë do të jetë ai i vendosjes së kryeqytetit tonë nga piedestali që e meriton e nxjerrja nga balta që e dorëzoi ish-kryetari i dështuar i bashkisë, siç e quajti ai zotin Rama.

Pasi la 250 km rrugë, rrugica e sheshe të paasfaltuara siç kanë qenë prej të gjitha kohëraveDo mbështesim fuqishëm Bashkinë Tiranë. Të ndërtohet bulevardi i ri dhe zona kreative e Lumit të Tiranës. Tiranatë jetë simotër e metropolëve të vendeve të tjera evropiane,-tha Berisha duke kërkuar votë massive të shqiptarëve.

Kryeministri akuzoi edhe Ramën kur tha se ka humbur çdo betejë me të, siç do të bëjë edhe atë me moshën.

Do të lëmë shokun në autobuzin mavi dhe ai pasi ka humbur çdo betejë me mua ka nisur betejën e moshësai do të mbetet në autobusin e tij ëndërrimtar, të sëmura çështë e vërteta,-tha Berisha.

Kryeministri Berisha u ndal më pas në një takim elektoral me banorë të Ishmit premtoi se qeveria do të bëjë gjithçka që në mandatin e ardhshëm të vijojë zhvillime zonës.

Jam i bindur se rruga përbën thellimin e zhvillimit, pas shkollës dhe energjisë elektrike. Teksa premtoi të bëhet më shumë për sistemin e vaditjesSi qeveri pas rrugëve projekti më i madh do të jetë vaditja,-tha Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›