E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, dy persona të maskuar grabisin zyrën elektorale të LSI-së

Dhunohen-4-zyra-elektorale-Shkodër- Dy persona të maskuar kanë grabitur mëngjesin e sotëm zyrat elektorale të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Shkodër.

Sipas informacioneve në vendngjarje, në zyrën e LSI-së kanë qenë një grup të rinjsh që rrinë përherë për të mbajtur hapur ambjentet e saj.

Teksa mësohet se dy të maskuarit janë afruar drejt tyre dhe nën kërcënimin e armës u kanë grabitur të rinjve një portofol, një unazë dhe disa sende të tjera personale.

Menjëherë ata kanë njoftuar forcat e policisë të cilët kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ngritur grupin hetimor për të zbardhur detajet e grabitjes.

Ndërsa identifikimi i grabitësve pritet të jetë i vështirë për shkak se kanë qënë të maskuar dhe të rinjtë nuk kanë mundur të dallojnë detaje nga fytyrat e tyre.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe kandidati që kryeson listën e LSI-së në qarkun e Shkodrës zoti Agron Çela.

Ndërkaq ka reaguar edhe kandidatja e LSI-së Nora Malaj e cila e ka quajtur këtë incident “një incident banal”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›