E Diel, 1 Nëntor 2026

Humbasin para në kazino, dy të rinj qëllojnë me armë pronarin e teknikun

policia-arrestimeMaliq- Dy të rinj janë arrestuar nga Policia e Korçës pasi kanë tentuar të vrasin pronarin e një pikë lojrash fati pas humbjes së një shume parash në to.

Sipas policisë shtetasit Ermal Gora, 34 vjeç dhe Arli Shehu, 21 vjeç pasi kanë humbur një shumë të konsiderueshme parash kanë nisur sulmin mbi pikën e basteve.

Ata kanë nisur grindjen me teknikun e konpjutërave dhe pronarin e lokalit. Policia tha se dy të rinjtë kanë qëlluar disa herë më armë drejt tyre.

L.T dhe M.P kanë shpëtuar pasi janë fshehur pas pemëve pranë lokalit. Ndërkohë policia ka arrestuar të rinjtë pas denoncimit të pronarit të lojërave të fatit mbi tentativën për vrasje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›