E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Rama humbi çdo betejë me mua, tani thotë ma lësho vendin se nuk e marr dot

TIRANE - Kryeministri Berisha zhvilloi një bashkëbisedim me banorë të njësisë bashkiake numër 1 në Tiranë, ku iu përgjigj pyetjeve dhe shqetësimeve të banorëve të kësaj zone.

Lideri i demokratëve ironizoi deklaratat e kryetarit të PS-së për moshën e tij, duke thënë: “Rama thotë ma lësho ti se je lodhur dhe të vi unë i çlodhur. Eshtë aq vulgar, aq naiv sa nuk ka ku të shkojë. Ka humbur çdo betejë me mua dhe tani ka dalë me tezën ma lësho ti se se marr dot. Dhe unë kam tezën time, ne do vazhdojmë të lodhemi çdo ditë sepse njeriu që ka ndërmend të punojë do lodhet. Ti rri në kuti, rri në autobus dhe vazhdo”.

Sipas kryeministrit, alternativa e PS-së është e braktisur sepse qytetarët nuk mund të pranojnë rritjen e taksave.
“Ju e arkivuat atë si kryetar bashkie. Tani ky zotëria pasi ka humbur çdo betejë me Sali Berishën, nga e para tek e fundit, pasi ka një mungesë totale argumentesh dhe alternativa e tij është e braktisur. Ai ka blerë lentet e kamerave për ta bërë njeriun trefish, sepse e kanë braktisur, pasi ka paraqitur alternativën më të rëndë për rritje taksash për vendin”- vijoi kryeministri.

Ndërsa u shpreh i sigurt për fitoren e demokratëve në 23 qershor, kryeministri Berisha premtoi se do ta shndërrojë fitoren në mirësi për qytetarët. 

Problematika që unë dua të parashtroj është në lidhje me banesat ndërtuara para viteve ‘90. Ekziston një VKM në lidhje me këto banesa. Por shohim që procesi është shumë i ngadalësuar. A do mundet të bëhet një përshpejtim në lidhje me këtë proces, që banorët e kësaj zone të arrijnë të marrin tapitë plotësisht të ligjshme.
Janë dy vendime që i japin përgjigje përfundimtare marrjes së tapive të gjithë atyre që kanë ndërtuar para vitit ‘ 91 në tokën e tyre. Absolutisht e tëra do bëhet me shpejtësinë më të madhe, pa diskutim. Procedura e përcaktuar nga qeveria është e shpejtë dhe e saktë.
Atë që nuk është bërë për 100 vjet, ju zoti kryeministër e keni bërë për 8 vjet. Çfarë do bëni për pensionistët?
Për pensionistët dy gjëra do bëjmë. Rritje të vazhdueshme të pensioneve, e dyta lehtësira në shërbime. Do të përpiqemi të kemi qendra të tjera që u vijnë atyre në mbështetje e në ndihmë. Rritja e pensioneve mbetet një politikë absolute e pandryshueshme. Të gjitha vendeve ish-komuniste, pensionisteve u takoi një fat jashtëzakonisht i pamerituar. Djersën e kanë derdhur lumë, kontributet në atë kohë, atë mundësi kishin. Kur u them njëherë socialistëve si ka mundësi që votoni kundër rritjes së pensioneve, më thonë ja ti po i rrit pak. Një shqiptar nga Gjermania më thotë në lokalin tim kam një polake, që po e ndjek bashkë me mua. Kjo merr pension nga vendi i vet 70 euro. Në vende të tjera, që kanë rroga shumë më të larta se ne, kam gjetur situata të tilla. Ne po rrisim rrogat e pensionet, dhe do i rrisim, kjo është politika jonë. Do bëjmë gjithçka që ilaçet të rimbursohen tërësisht për pensionistët. Shërbimet e tjera po i marrim një nga një që të lehtësojmë maksimalisht koston e tyre të jetesës. 
Unë kam mbaruar të gjitha procedurat për legalizimet, mirëpo s’po marr gjë. Kam folur dhe me drejtorin, më ka marrë numrin por nuk më është përgjigjur. I kam të gjitha dokumentet.
Do të kthejmë përgjigje patjetër. Është shumë gjë e keqe që drejtori ka marrë numrin dhe nuk është përgjigjur.
Sot kalova rrugën Tiranë-Elbasan nga tuneli. Avash avash për gjysmë ore hyra në Tiranë. Në periudhën e ardhshme, që është absolutisht e PD-së, kërkoj të vini ligj dhe rregull për ndotjen akustike.
Absolutisht. Të falënderoj për këtë çështje që ngrite. Eshtë e papranueshme që për të bërë para për veten tënde të prishësh gjumin apo qetësinë e të tjerëve. Të jeni i bindur që ligji do rreptësohet shumë.
Kemi 5 vjet që masakrohemi në rrugën “Gani Domi” tek materniteti i ri. Kam 5 vjet që bredh shtëpi më shtëpi. Na dhanë njëherë një bonos, tani e kanë prerë. U bë rruga dhe na nxorën, ne jemi në shtëpi me qera.
Do shpërbleheni absolutisht. Sigurisht që do shpërbleheni. Rrugë do ndërtohen, por ju garantoj që do merrni paratë. Ke dokumentet, do marrësh shpërblimin. 
Desha t’ju flisja në emër të sipërmarrësve të Tiranës, që ne mirëpresim çdo nismë tuaj për nxitjen e punësimit. Qeveria me lehtësirat fiskale motivon sektorin privat për të hapur vende pune. Dekurajimi i investitorëve të huaj, me tezën e hedhur nga kundërshtarët tuaj, për anulimin e koncesioneve, do të shkojë në kurriz të qytetarëve. Si e konsideroni ju këtë situatë?
E vërteta është që nëse ka një vend në botë që ka nevojë jetike për investime të huaja, është Shqipëria. Ne i kishim të ndaluara me Kushtetutë, pastaj rajoni në luftë, rreziqe ka. Tani në dolëm në paqe, u anëtarësuam në NATO dhe ne kemi bërë me forma më serioze studimin e të gjitha kapaciteteve thithëse të investimeve në Shqipëri. Falë kësaj klime, taksës së ulët, ne regjistruam një rritje prej 316% të investimeve të huaja. Ne po ecim drejt, por ajo që thoni ju, absolutisht janë koncesionet një nga levat më kryesore të këtyre investimeve. Në Devoll ka nisur investimi 1 miliard euro. Ky njeri qe ka vetëm një politikë, bllokim, thotë unë do t’i largoj këta. Kjo është gjuhë e vjetër, ne kemi nevojë për kapital të huaj. Ne për katër vitet që vijnë kemi vendosur të përgatisim projekte vetë me firma të mëdha për resorte turistike dhe t’ua ofrojmë kompanive. Do bëjmë gjithçka që në Shqipëri të zbarkojnë flamuj të mëdhenj të kompanive. Do tu ofrojmë 5 vjet pa asnjë lloj takse dhe shumë lehtësira të tjera. Ne kemi një projekt që të tërheqim sa më shumë. Ka shumë forma për të nxitur. Sidoqoftë, ne jemi në filozofinë tonë, parti e taksave të ulëta. Ne besojmë tek iniciativa e lirë e individit. Shoku i autobusit mavi thotë, po t’ja marrësh listën e shpenzimeve ky trefishon shpenzimet. Thotë do vë taksën progresive vetëm tek 5% se të tjerëve do t’ua ul. Skema e tij është skema totale e largimit të investitorëve të huaj, shkatërrimit të vendeve të punës. Taksa e sheshtë është e shkëlqyera. Ka ngjallur një shqetësim shumë të madh deklaratat e tij të papërgjegjshme se do kthej taksën progresive. Ka ngjallur një rrënqethje tek investitorët e huaj në Shqipëri. Në 23 qershor jam i bindur që qytetarët shqiptarë do t’i përgjigjen kërcënimeve të politikës së tij fiskale në mënyrën e merituar.

(vijon) Lidhje te tjera Berisha: Më 23 qershor ta lemë Ramën të pushojë, se timonin e autobusit e ka Koço

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›