E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burrel, Rama: Do zhdukim legjendën e ujit nga fushatat, e kthejmë tek ju

BURREL- Takimet e sotme në Qarkun e Dibrës, kryesocialisti Rama i ka përmbyllur në Burrel. Nga sheshi i këtij qyteti, kryesocialisti u shpreh i bindur se era e Rilindjes po sjell me vetë shumë njerëz nga jugu në veri, të gatshëm, sic tha ai për ndryshim.

“Shesh më shesh, nga veriu në jug, nga jugu në veri era e rilindjes po sjell me vete aq shumë njerëz, gra e burra sa kurrë ndonjëherë më parë nuk janë mbledhur së bashku, për të manifestuar dëshirën e tyre për ndryshim, për të festuar gatishmërinë e tyre për ndryshim, se ky nuk është ndryshim si gjithë të tjerët, ky ndryshim është Rilindje.

Duke premtuar furnizim me ujë për cdo shtëpi dhe vaditje të cdo tokë, Rama u shpreh se legjenda e ujit nuk do jetë më premtim fushatash në shekullin e 21’.

“Më vjen shumë zor që 100 vjet e kusur akoma uji bëhet legjendë elektorale. Legjenda e ujit do zhduket njëherë e mirë nga historia e fushatave elektorale. Ne do ta cojmë ujin kudo që ka një familje dhe një metër tokë pa ujë”, tha Rama.

Ndër të tjera kreu i selisë rozë, premtoi se, ‘Do t’i japim mundësi familjeve të zakonshme të këtij vendi, që jetojnë me tokën, të mos nxjerrin vetëm mbijetesën por edhe mirëqenie. Ne jemi zotuar dhe me votën e 23 qershorit do ta ulim koston e prodhimit dhe do lehtësojmë cdo familje që shkon në pazar dhe i dridhet zemra nga cmimet e papërballueshme. Familjet që punojnë tokën do prodhojnë me kosto më të ulët se ne do heqim akcizën e naftës”, tha ai.

Më 23 qershor, nënvizoi Ram më tej do çlirohen të gjithë mësuesit, nëpunësit e rrogëtarët e shtetit që merren si robër nëpër fushata.

“Nuk jemi vetëm ne në këtë rrugëtim, jo vetëm autobusi jonë, është dhe një katragjysh me antiplumb, me 200 roje, snajperë e shumë autobusa që i shkojnë nga mbrapa për të mbushur sheshet që do ishin të zbrazura. Autobusat i mbush me robër, mësues, prindër që ju ul kokën. Në r3 qershor do clirohet njëherë e mirë cdo mësues, nëpunës dhe rrogëtar i këtij vendi, me votën tek numri i çlirimit”, tha Rama.

“Ne do ti ulim taksat për 95% të shqiptarëve dhe nga ulja e tyre do përfitojë cdo shqiptar që merr deri në 1,5 milionë lekë të vjetra që në fund të vitit përfiton një rrogë më shumë, ky quhet taksim i ndershëm do vazhdojë më tutje me heqjen e taksave të biznesit të vogël në gjithë dyqanet e Shqipërisë”, vijoi kryesocialisti.

Ndër të tjera, kreu i PS-së tha para qytetarëve të Burrelit se me votën për PS ata do i japin mundësi vetes të përfitojnë shërbim falas shëndetësor.
“Dera e spitalit do hapet me respekt dhe pa lekë qoftë për ata që janë në punë, qoftë për ata që janë të papunë, qoftë për ata në fshat dhe qytet sepse për ne të gjithë qytetarët e Shqipërisë kanë të drejtë të shërbehen”, tha ai.

Rama ftoi më tej të gjithë ata që duan rilindje të mos rrinë duarkryq por të marrin me vete edhe një person tjetër për të votuar më 23 qershor numrin e çlirimit, 29.

“Me 29 që do çlirojë energjitë e jashtëzakonshme të këtij vendi, bizneset, mësuesit mjekët, nxënësit, familjet në fshat, popullin shqiptar nga kthetrat e një tranzicioni që është kthyer në rrënim. Askush të mos rrijë duarkryq dhe pa adresë, ajo është PS me numër 29”, tha kreu i PS.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera Rama në Klos: Rruga e Arbrit projekt strategjik i PS, Berisha iu hodhi hi syve Bulqizë, Rama: Era e Rilindjes do hapë rrugën e Arbrit për ju Rama: Dibranët të japin ujë në ‘bisht të lugës’, tregohuni të zgjuar dhe më 23 qershor

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›