E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama ka ngelur në stadin e ngjyrave

Kryeministri Berisha informoi sot fillimin e punimeve të 520 projekteve në të gjithë vendin. Duke folur në mbledhjen e grupit demokrat, shefi i qeverisë theksoi se këto projekte janë një hap përpara për projektin “Shqipëria, vend i zhvilluar”

“Këto projekte që shtrihen nga Konsipoli dhe jugu deri në Valbonë, Dukagjin e zona të tjera japin shtytjen përfundimtare të finalizimit të projektit të ndërtimit të një infrastrukture të re rrugore në mbarë vendin. Të financuar në ndërtim e sipër e që nisin nga e para ndërtimin janë rrugë jo kombëtare, rrugë qytetare që shkojnë kudo janë 1230 km së bashku me rrugë kombëtare bëjnë 1500 kilometër, me të cilat ndodh një transformim rrënjësor i infrastrukturës rurale të vendit”- tha Berisha.

Ai ka garantuar se shqiptarëve do t’u ofrohet infrastruktura e lagjeve e të qyteteve tona. “Ne do jemi aty ku jetojnë shqiptarët. Me 1500 km rrugë nuk përfundon tërësisht, por i jepet shtytja përfundimtare të rrjetit rrugor më modern në rajon e më gjerë. Në këto projekte janë 130 ujësjellësa që do furnizojnë me ujë 293 mijë banorë. 230 shkolla në mbarë vendin, që përmirësojnë shumë shkollimin e mbi 250 mijë nxënësve. Ndërtohen 43 qendra shëndetësore që përfitojnë 122 mijë banorë. Në të gjitha këto projekte punësohen direkt 22 mijë punonjës dhe indirekt pothuajse po kaq”- tha Berisha.

Gjithashtu Berisha i ka cilësuar si mashtrime shifrat e paraqitura nga kreu i PS-së Edi Rama se në Shqipëri ka 1 milionë të papunë.
“Rama po merr hua nga vitet 90, një statistikë të diktatorit. Përsëri përdoret e njëjta statistikë, statistikë që në Shqipëri ka 1 milion të papunë. Dhe mashtrimi i madh është që thotë se këtë e ka thën banka qëndrore. Në këtë deklaratë ka thjesht një nostagji për etrit nga bijtë e tyre dhe ka një mashtirm të madh pasi një deklratë të tillë nuk është bërë asnjëherë nga banka e shtetit. Banka nuk prodhon statistikat e papunësisë. Ti lëmë Ramës statistikën e Ramizi dhe të dalim në statisikën reale. Shqipëria ka në total 565 600 pensionistë. I them Ramës se ka 300 mijë fëmijë ( 0 – 6 vjeç), të cilët ai i llogarit të papunë. Në vend ka 650 mijë nxënës e studentë, në fshat janë 320 mijë ferma. Nëse i llogarisim këto kategori bëjnë 1mln e 500 mijë pensionistë, fëmijë e studentë”, shtoi Berisha.

 “Atë që dua ta këshilloj është të paktën të thërrasë një nga zotërintjë që e njeh problemin në partinë e tij, të thërrasë një që njeh statistkën e bankës. Është qesharake. Unë nuk them se s`ka të papunë, dhe s`ka të varfër, apo se s`ka mjerim por nuk mund të thuash se ka 1 milionë të papunë se qeveria ka më shumë 30 taksa më shumë. Ky njeri që ka ngelur në stadin e ngjyrave nuk ka arritur në stadin e shifrave” shtoi më tej Berisha.

Kryeministri Berisha ka deklaruar gjithashtu se opozita ka bllokuar përfundimin e reformës zgjedhore. Ndërsa ka vlerësuar punën e komisionit për reformën zgjedhore, Berisha ka shtuar se opozita kërkon që kryetarin e KQZ-së ta propozojë Avokati i Popullit.

Kryeministri Berisha ka deklaruar gjithashtu se opozita ka bllokuar përfundimin e reformës zgjedhore. Ndërsa ka vlerësuar punën e komisionit për reformën zgjedhore, Berisha ka shtuar se opozita kërkon që kryetarin e KQZ-së ta propozojë Avokati i Popullit.
"Në të gjitha propozimet me qëllimin më të mirë nisma e propozimit i është lënë opozitës. Unë dua ti them Ramës që zgjedhjet dhe ligjet janë çështje besimi sepse opozita që në fillim filloi militarizimin e procesit zgjedhor. Përcaktoi nenet deri në 8 vjet burg. E pranuam tani si t`ia bëjmë fobisë së komisionerëve. Ne bëmë një lëshim duke bërë të mundur që Avokatin e Popullit ta propozojë opozita. Rama thotë që kandidatura e kryetarit të KQZ-së të propozohet nga Avokati i Popullit që e nxorri me një konkurs në Partinë Socialiste. Kjo është një gjë qesharake. Asnjëra as tjetra nuk do të pranohen. Avokati i Popullit është për të drejtat e qytetarëve por ne nuk e emëruam atë që të na emërojë kryetarin e KQZ-së. Edhe pse është një prurje politike ai duhet të vazhdojë të kryejë detyrat e veta” shtoi Berisha.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›