E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama-Berishës: Duhet punësim real jo fshehje të papunësisë

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar në rrjetin social “Twitter” në lidhje me deklaratat e kryeministri Berisha në lidhje me papunësinë në vend. Ndërsa i ka cilësuar deklaratat e shefit të qeverisë si përrallë, Rama ka theksuar se sot fshati po jeton si në mesjetë.
 

“KM sa tregoi një përrallë për 1 milionë hajdutë!Në fakt janë 1 milionë të papunë jo hajdutë, po papunësia s`hyn në problemet e tij. KM i quan të punësuar gjithë shqiptarët që jetojnë në fshat!Në fakt fshati sot mbijeton si në mesjetë,nën hijen e frikshme të papunësisë” shkruan Rama.
 

Rama shton se për kryeministrin cilësohen si të papunë vetëm ata që kërkojnë punë në zyrat e shtetit dhe të tjerët janë të punësuar por kjo sipas tij është e papranueshme. "KM thotë se kur kryefamiljari është i punësuar e gjithë familja qenka e punësuar e bëka dhe biznes! Duket s`e flet veç për familjen e vet” thekson më tej Rama.
 

Sipas tij duhet punësim real dhe jo fshehje e papunësis që sipas tij rritet çdo ditë. “Duhet nje Rilindje Shqiptare për të ndalur rrënimin e mëtejshem.Duhet një rrugë e re” përfundon Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›