E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel: E kënaqur që po i përmbaheni rregullave për vizat

Merkel shprehet se ky vendim, jo vetëm që do të lehtësojë marrëdhëniet ekonomike, por gjithashtu edhe kontaktet nderpersonale midis qytetareve të Evropës.

“Heqja e kërkesës për viza për udhëtime në zonën Shengen është me të vërtetë moment historik për popullin shqiptar. Ky vendim  jo vetëm që do të lehtësojë marrëdhëniet ekonomike, por gjithashtu edhe kontaktet nderpersonale midis qytetareve të Evropës”, shkruan ajo.

Kancelarja Merkel shkruan se Shqipëria tashme ka arritur këtë objektiv të rëndësishëm për qytetarët e saj. “Unë jam  e kënaqur për sigurimet tuaja se qeveria shqiptare po punon për parandalimin dhe mënjanimin e abuzimeve te mundshme me liberalizimin e vizave. Kjo është ne interesin e te gjithë ne”, përfundon ajo. /S.Ll/Start/

                                                                                             2010-12-20 15:16
  [ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›