E Diel, 1 Nëntor 2026

Gordon: SHBA mbështetje të fuqishme integrimit të Shqipërisë

Në një letër drejtuar kryeministrit, Berisha, Gordon shkruan se ky vendim pasqyron aspiratat e qytetareve shqiptare, të cilët e kanë dëshiruar për një kohë të gjatë arritjen e këtij moment historik.

“Në emër te Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ju përshëndes Ju dhe popullin shqiptar për arritjen nga Shqipëria të liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian. Vendimi i 8 nëntorit, për te dhëne liberalizimin e vizave Shqipërisë, është njohje e shume përpjekjeve të bëra nga Qeveria juaj dhe reflekton ose pasqyron aspiratat e qytetareve shqiptare, të cilët e kanë dëshiruar për një kohë të gjatë arritjen e këtij moment historik. Ky hap i rëndësishëm përforcon progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, shkruan ai.

Më tej, ai deklaron se SHBA-të mbështesin fuqishëm integrimin e Shqipërisë në BE. “Ne mbështesim fuqimisht integrimin e plotë të Shqipërisë në komunitetin euro – atlantik. Ndërveprimi në rritje midis qytetarëve të Shqipërisë dhe shteteve anëtare te BE-se është një pjesë jetike e këtij integrimi. Ne mbetemi të interesuar për vazhdimin e bashkëpunimit tonë të ngushtë në fusha me interes te përbashkët”, përfundon telegrami. /S. Lleshi/Start/

                                                                                             2010-12-20 15:54
  [ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›