Berisha: Rama kërkon tju mbush mendjen shqiptarëve se ministrat e tij nuk do abuzojnë
Kryeministri në detyrë, Sali Berisha komentoi në rrjetin social Facebook shkrimin e publikuar në një të përditshme në vend ku thuhej se 80 përqind të investimeve në vend do të jenë në dorë të ministrave të LSI-së. Sipas kryeministrit me këtë lajm Rama kërkon tu mbush mëndjen shqiparëve se paratë do ti vjedh LSI-ja. Të dashur miq, statusit tonë të djeshëm mbi ekipin e kleptokracisë me në krye Piktorin, ky i fundit iu përgjigj me një njoftim unik në faqen e parë të gazetës së tij Shqip. Kështu, për të hedhur poshtë faktet që u paraqiten në status për ministrat e kabinetit të tij kleptokracia, Piktori botoi sot në faqe të parë se ministrat socialistë kontrollojnë vetëm 20% të parave të buxhetit të shtetit (investimeve publike) dhe 80% të parave do ti kontrollojnë ministrat e LSI-së (të gjorët socialistë). Me tortat e botuara në gazetën e tij, Piktori i dështuar në pikturë, por famoz për bizantinizma, kërkon të na mbushë mendjen se ministrat e tij mund të abuzojnë vetëm me 20% të buxhetit sepse 80% të tij do ta kenë ministrat e aleatit strategjik, LSI. Kësaj i thonë mbrojtje. Këtij i thonë argument fund e krye kleptokratik!, shkruan kryeministri në detyrë, Sali Berisha.