Mesazhi për aksidentin tragjik të Avellinos, ku humbën jetën 38 persona
Kryeministri Berisha, telegram ngushëllimi homologut italian Letta
Kryeministri Berisha i dërgoi një telegram ngushëllimi homologut italian Enrico Letta, për humbjet e jetëve njerëzore në aksidentin tragjik të ndodhur pak ditë më parë në afërsi të qytetit të Avellinos.
Ai i përshkruan si çaste hidhërimi e dhimbjeje të madhe, në radhë të parë për familjet e viktimave, por edhe për qeverinë e popullin italian. “Ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta e të qeverisë shqiptare dhe ndjenjat më të thella të solidaritetit njerëzor për humbjet e jetëve njerëzore, si dhe urimet për shërimin e plotë e të shpejtë të të lënduarve. Shqiptarët u bashkohen lutjeve tuaja që shpirtrat e 38 viktimave të kësaj tragjedie të rëndë të gjejnë paqen e amshuar”-i shkruan Berisha kryeministrit italian.