Berisha: Rama, lexo raportin e OSBE
Fatjona Mejdini
Per here te pare ne historine e ketij vendi, eshte prezantuar publikisht dhe ne menyre te drejtperdrejte, nje mbledhje e nje qeveri te tille "mikse". Ku Kryeministri Berisha, ka pasur ne krahun e tij te djathte, ish-kryeministrin socialist Ilir Meta, qe ne menyre te pazakonte, e ka pritur kreun e ekzekutivit dhe aleatin e tij te djathte, me kembe. Me aleatin e tij te ri, te majtin Meta ne krah, ne mbledhjen e pare te kabinetit te ri qeveritar, kryeministri Berisha perseriti thirrjen e tij drejtuar opozites per te nderprere bojkotin parlamentar. Njeheresh ai sugjeroi se kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama duhet te lexoje me kujdes rekomandimet e raportit perfundimtar dhe deklaratat e nderkombetareve, te cilat flasin per kthimin ne Parlament te opozites. "Vleresimet qe iu bene ketyre zgjedhjeve, te cilat, ne fund te fundit, jane interesi me i mire dhe me jetik i cdo shqiptari, te lexohen dhe te rilexohen nga anetaret e opozites, nga zoti Rama dhe ata te kthehen dhe te vazhdojne bashkepunimin ne Parlament, per reformat e medha", uroi Berisha perpara 14 ministrave te kabinetit te ri qeverises. Por, pavaresisht se Berisha garantoi se do t'i jepte zerin kryesor opozites, gjate qeverisjes se tij, ai theksoi gjithashtu se nuk mund te plotesonte kerkesat joligjore, qe vinin nga perfaqesuesit e saj. "Ne kuadrin e shtetit ligjor, ligjeve te vendit, ne, absolutisht, jemi te gatshem te pranojme cdo kerkese te opozites, per cdo problem qe ajo ta gjykoje se eshte ne interesin e saj dhe te vendit. Por kerkesa qe bien ndesh me ligjet, qe bien ndesh me parimet themelore te ndarjes se pushteteve, nuk duhet te mendohen as nga pozita, as edhe nga opozita", theksoi Berisha. Duke lene te kuptohej se kerkesat e shtruara, perfshi numerimin e votave ne kutite e pretenduara, ishin te papranueshme. Kreu i ekzekutivit ka kembengulur se theksoi se per asnje arsye ai nuk mund te anashkalonte funksionimin e nje shteti ligjor, ne nje vend demokratik. Ne mbledhjen e pare te qeverise per katervjecarin e ardhshem, Kryeministri theksoi se mirenjohja e madhe per shansin e drejtimit te vendit, i takonte qytetareve, te cilet votuan per mazhorancen. "Ky eshte nje shans i madh per ne dhe duhet t'u jemi shume mirenjohes atyre qe kane votuar pro nesh. Por duhet te garantojme edhe ata qe kane votuar per alternativa te tjera, se ne do te bejme cdo gje qe, ne programin tone te gjeje veten e tij cdo qytetar shqiptar", vuri ne dukje Berisha. Nisur nga kjo kryeministri u kerkoi ministrave te kabinetit te mbanin marredhenie intensive me publikun. "Ju garantoj se, sa me intensive t'i mbajme keto marredhenie me qytetaret shqiptare, aq me mire do te jemi ne gjendje te qeverisim, aq me mire do te jemi ne gjendje te njohim dhe ndjekim pulsin e tyre, problematiken, opinionet, shqetesimet, sugjerimet", theksoi Berisha. Ne funksion te nismes se tij, ai u kerkoi ministrave afishimin publik te numrave te tyre te celularit. Sipas Berishes, cdo minister ka mundesine qe te gjenje kohen per t'ju pergjigjur kerkesave te qytetareve, sipas formes qe do ta gjykonte me te arsyeshme. "Une e kuptoj se nuk eshte e mundur t'u pergjigjesh telefonatave, edhe une nuk arrij dot t'u pergjigjem telefonatave, por mesazhit po", sygjeroi Berisha. Kryeministri prej kohesh e ka bere publik numrin e tij te celularit dhe ka inkurajuar qytetaret qe te dergojne aty problemet dhe shqetesimet e tyre.