E Diel, 1 Nëntor 2026

Kushner: "Berisha, do ta coni Shqiperine drejt Evropes"

Ministri i Jashtem francez, Kushner uron kryeministrin Berisha per rimandatimin e tij ne krye te qeverise shqiptare. "Bashkeqytetaret tuaj e rinovuan besimin e tyre tek ju, ne menyre qe ju te vazhdoni, ta coni Shqiperine perpara ne rrugen e saj drejt Evropes. E njoh vendosmerine tuaj per te vijuar reformat e domosdoshme per kete. Une dua t'ju siguroj se Franca do t'ju perkrahe dhe do te mbeshtese plotesisht perpjekjet tuaja per t'u integruar ne BE", thuhet ne mesazh. Ai ka treguar perkushtimin ne thellimin e marredhenjeve mes dy vendeve. "Plani im per te shoqeruar ne Tirane nje delegacion industrialistesh franceze, te cilet kane deshire te studiojne te gjitha mundesite e investimeve ne vendin tuaj", premton Kushner


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›