E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laptop per cdo minister, "adio" dosjeve

Laptop-et ne ngjyren gri me stemen e Keshillit te Ministrave, perballe cdo ministri, ishin gjeja e pare qe te binin ne sy ne sallen e mbledhjeve te qeverise. Mbledhja e pare e kabinetit te ri, paraqiti edhe planin e kryeministrit per dixhitalizimin e materialeve ligjore. "Mbledhja e pare fillon me "E-kabinet", cka do te thote shpejtesi dixhitalike, per kete kabinet", deklaroi kryeministri sapo nisi fjalen e tij pershendetese per ministrat. Me dixhitalimin e mbledhjeve te qeverise, tashme ministrave nuk do ju duhet te mbajne dosje ne renda me projektligje ne duar, por do t'i kene draftet qeveritare ne monitorin e laptop-it te tyre. Duke sjelle ne kete menyre dhe lehtesimin e punes per anetaret e kabinetit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›