"Qeveria do permbushe sfidat e integrimit"
Komisioni Evropian shprehu dje besimin se qeveria e kryeministrit Sali Berisha, do te permbushe sfidat drejt integrimit evropian. Ne nje leter urimi, dorezuar kryeministrit Sali Berisha, me rastin e rizgjedhjes se tij ne kete post, Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barrozo, vleresoi hapat e Shqiperise drejt integrimit ne Bashkimin Evropian. "Tani qe ka hyre ne fuqi Marreveshja e Stabilizim Asociimit dhe vendi juaj ka aplikuar per anetaresim ne BE, Komisioni Evropian beson se qeveria juaj do te tregoje vendosmeri ne permbushjen e sfidave, drejt integrimit evropian, vecanerisht ne forcimin e shtetit ligjor dhe konsolidimin e institucioneve demokratike. Komisioni Evropian mbetet i perkushtuar ne mbeshtetjen e perpjekjeve te vendit tuaj ne kete proces", shkruan Barrozo. Sipas tij, Shqiperia ka deshmuar vullnetin e saj ne nxitjen e bashkepunimit ne Ballkanin Perendimor dhe ndaj shpreh besimin, se vendi yne do te luaje nje rol konstruktiv ne Rajon. "Ju uroj suksese ne trajtimin e sfidave qe ju presin perpara dhe ne punen per permbushjen e te ardhmes evropiane te Shqiperise. Ju lutem pranoni, i dashur zoti Kryeminister, sigurimet e konsiderates time me te larte. Juaji sinqerisht Jose Manuel Duroao Barrozo", shkruan Presidenti i Komisionit Evropian.
Zgjedhjet parlamentare, Vleresimi
SHBA
"Ne kemi besim se Qeveria dhe populli i Shqiperise do te studiojne me kujdes rekomandimet e gjithanshme te dhena nga ODIHR-i ne Raport, dhe do te promovojne ndryshimet e nevojshme per Shqiperine".
Ambasadori rus:
"Nga ana e korpusit diplomatik te Tiranes dhe nga ana ime personale pranoni urimet e mia me te sinqerta me rastin e emerimit Tuaj ne postin e Kryeministrit dhe te marrjes se votebesimit per qeverine, qe Ju formuat, ne Kuvend. Suksese te reja ne sherbimin Tuaj per interesat dhe te miren e popullit te Shqiperise".
Kosova
Kryeministri Berisha priti ne nje takim Ministren e Drejtesise se Kosoves, Nekibe Kelmendi. Ajo e Berishen me rastin e fillimit te punes se qeverise se re shqiptare. nga ana e tij, Kryeministri Berisha u shpreh se qeveria ka pergatitur nje program ambicioz, jetik per vendin dhe te realizueshem.