Berisha: Rama, me imunitetin hyre në librin e korrupsionit Eva Gjura
Kryeministri Berisha ka akuzuar dje kryetarin e opozites, Edi Rama, si bllokues konstant te integrimit. Ne mbledhjen e qeverise, Berisha deklaroi se mazhoranca do te beje gjithcka qe nevojitet per permbushjen e obligimeve te Brukselit per marrjen e statusit te vendit kandidat ne BE dhe ne permbushje te ketyre obligimeve qeveria miratoi dy projektligje te rendesishme, projektligjin "Per organizimin dhe funksionimin e administrates shteterore" dhe projektligjin "Per nepunesin civil", nderkohe qe ligji per gjykaten e larte eshte derguar per miratim ne Kuvend. Kryeministri i vleresoi keto drafte si tejet te rendesishem per plotesimin e njeres prej kerkesave te parashtruara para qeverise shqiptare. "Ligji per gjykaten e larte qe eshte edhe ai nje nga kushtet eshte derguar ne parlament, por qe eshte bllokuar nga bllokatori konstant i procesit te integrimit, z. Rama, qe sot merr pjese ne Internacionalen Socialiste, por qe e verteta eshte qe ai sillet sikur merr pjese ne Kominternin apo ne Internacionalen Komuniste. Sepse te shkosh atje si bllokator i procese integruese je i vetmi ne kete forum te nderuar. Shkon natyrisht duke pasur pergjegjesine e rende, duke qene i regjistruar ne librin e zi evropian dhe boteror te korrupsionit, sepse bllokove dhe imunitetin ne daten 6 gusht", - u shpreh Berisha. Duke u ndalur ne ligjin per nepunesin civil, Kryeministri beri te ditur ai eshte hartuar me nje ekspertize 4-vjecare te kompanive prestigjioze te kontraktuara nga BE. Duke e vleresuar shume te pershtatshem hartimin e tij ne konsolidimin e metejshem te ketij sherbimi, Kryeministri sugjeroi se duhen marre parasysh edhe praktikat me moderuara te disa vendeve perendimore, ne te cilat ky sherbim eshte i ndare nga veprimtaria politike. "Ky ligj eshte nje ligj i shkelqyer qe konsolidon me tej sherbimin, por disa nderhyrje jane te domosdoshme. Ndonese per hir te se vertetes ekspertet nuk kane sugjeruar nje ndarje te ketij sherbimi nga politika, une mendoj se ne politiken e konsoliduar te disa vendeve perendimore, kjo ekziston dhe ne duhet ti permbahemi kesaj praktike, sepse eshte interesi me i mire i ketij sherbimi, sepse ky sherbim eshte nje pasuri e madhe kombetare dhe mire eshte qe ky sherbim te qendroje jashte betejave politike", - tha Kryeministri. Gjithashtu, kreu i qeverise eshte ndalur edhe tek projektligjit "Per organizimin dhe funksionimin e administrates shteterore" duke u shprehur se ligji i hartuar me nje ekspertizes te gjere, i jep nje baze ligjore te re funksionimit te administrates publike, e cila ka rendesie jetike per vendin.
Vleresimi
Per Kryeministrin, te dy projektligjet qartesojne kriteret e punesimit ne keto sherbime, duke i dhene atributet perkatese punonjesve te sherbimit civil dhe punonjesve te administrates publike dhe duke vleresuar meriten si nje kriter te rendesishem ne kete proces. "Ne menyre jo te shpeshte, por sigurisht ndodh qe individe qe kane studiuar ne universitet me te mira, qe kane bere nje seri punimesh shkencore me nje impakt te madh i gjejne dyert te mbyllura. Eshte e domosdoshme qe nje akt i vecante te parashikoje te gjitha dyert e hapura per ta ne universitet ne administraten publike dhe ne sherbimin civil. Dhe keto ligje duhet te marrin detyrimisht dhe marrin parasysh kete kriter.