Te huajt po shtojne riinvestimet, fitimet serish ne Shqiperi Eglantina Nasi
Investimet e huaja ne Shqiperi jane nje tregues, i cili po vazhdon te shenoje rritje nga muaji ne muaj. Nje fakt i tille bie ne sy edhe ne raportin e fundit te Bankes se Shqiperise, sipas te cilit, "gjate tremujorit te pare te vitit 2012, investimet e huaja direkte neto (flukse hyrese-dalese) shenuan nje vlere prej 181.8 milione eurosh, kundrejt vleres prej 78.6 milione euro ne te njejten periudhe te nje viti me pare". Kjo tregon se te huajt, po e konsiderojne ende vendin tone, si nje destinacion te mire per te financuar kapitalin e tyre. Por ajo qe theksohet me shume nga ekspertet e BSH-se, eshte edhe dukuria se ky kapital i huaj preferohet te investohet sidomos ne fushen e aksioneve (ne kompani te perbashketa), por edhe ne ate te riinvestimeve. "Sipas instrumentit te perdorur per investime, IHD-te hyrese ne trajten e letrave me vlere te pasurise (aksione) dhe riinvestim te fitimeve, ishin rreth 188.6 milione euro, ne rritje me rreth 27.5% ne terma vjetore", - citojne ata per pjesen e pare te ketij viti. Duke lene te nenkuptohet se investitoret e huaj, te cilet kane operuar nje here ne Shqiperi permes aktiviteteve te ndryshme private, kane preferuar ta bejne serish nje gje te tille, duke i hedhur ne qarkullim parate e fituara prej tyre e duke mos i nxjerre keto te fundit jashte territorit te vendit tone. Nje dukuri pozitive kjo qe ka ne thelb te saj mbi te gjitha besueshmerine qe krijon investitori ne te berit biznes ne Shqiperi. E cila vertetohet edhe me faktin tjeter se "gjate tremujorit te pare te vitit 2012, u regjistrua nje dalje e lehte kapitali nga vendi, ne formen e kapitaleve te tjera prej rreth 2.7 milione euro". Cka do te thote ne terma praktike, se ne vendin tone, ka me shume fluks hyres te kapitalit, sesa dales. "Kurse ne kahun e flukseve hyrese, verehet nje rritje e qenesishme ne tremujorin e pare te vitit 2012", - citon me tej raporti i lartpermendur i Bankes se Shqiperise, per ta perforcuar kete dukuri. Referuar me tej shifrave konkrete qe jepen per IHD-te ne kete raport, shihet se ky tregues ka arritur edhe mbi 200 milione euro ne nje nga tremujoret e vitit te kaluar, shifer kjo, se ciles nuk i kane qendruar larg as dy tremujoret e pare te ketij viti. Vetem ne vitin 2011, te dhenat statistikore tregojne se Shqiperia siguroi 742 milione euro si investime te huaja direkte. Shifer e konsiderueshme kjo, po te mos harrojme se rajoni yne gjendet nen efektet e nje krize aspak te lehte ekonomike-financiare. Dhe qe pervec rritjes se te ardhurave per buxhetin e shtetit, duket se ka dhene edhe nje kontribut te larte ne shtimin e vendeve te punes, saktesisht mbi 14 mije vende te reja te tilla te krijuara deri ne vitin 2011.