E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha-Uidhers, takim per situaten dhe Guantanamon

Rozeta Rapushi

Shqiperia pranon te strehoje, te denuarit e burgut te Guantanamos. Ky ishte rezultati i nje takimi qe kryeministri Sali Berisha, pati dje ne mesdite me te ngarkuarin special amerikan per kete ceshtje, ambasadorin Daniel Fried dhe ate te Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne vendin tone, Xhon Uidhers. Te mbledhur tek vila 31, tek ish Blloku, personalitetet diskutuan mbi mundesine e strehimit te te burgosurve te Guantanamos, me kushtin e vetem qe te mos jene ujgure. Pas takimit te zhvilluar pa pranine e mediave, kryeministri Sali Berisha, tha se informoi ambasadoret per vendimin e marre po keshtu edhe ambasadorin e SHBA, Xhon Uidhers, duke rrezuar keshtu mundesite e bisedimeve mbi situaten e tensionuar politike ne vend. "Ju e dini se ne takimin qe une kam pasur ne janar me Sekretaren e Shtetit, Klinton, kam shprehur gatishmerine e Shqiperise per t'iu pergjigjur pozitivisht nje kerkese te qeverise se Shteteve te Bashkuara, per te marre te tjere ish te burgosur nga burgu i Guantanamos. Qendrimi im bazohet teresisht ne nje ceshtje te drejtash te njeriut. Ju e dini se kam qene ne opozite dhe me vone kryeminister kur kam kerkuar mbylljen e atij burgu, i bindur se ai u be simbol i saj qe Shtetet e Bashkuara nuk jane",-tha Berisha. Sipas tij, kerkesa e vetme ishte qe te burgosurit te mos ujgure. Kjo pasi per Shqiperine marredheniet me Kinen kane nje rendesi te vecante. "Kina eshte nje vend mik, ndaj dhe nuk mund te komplikohet. U qartesua cdo gje ne rastin e pare dhe ajo nuk do te ndodhte ne rastin e dyte. E thashe eshte nje ceshtje e te drejtave te njeriut, por eshte edhe nje ceshtje tjeter se, kur nje vend mik dhe nje mik i madh sic jane Shtetet e Bashkuara, ka nje problem ligjor te brendshem per dergimin e tyre ne territor, natyrisht eshte ne detyrimin moral te nje vendi tjeter mik kontribuoje ne zgjidhjen e tij. Ne kete kontest, jane nje seri vendesh qe po kontribuojne. Shqiperia nuk mund te mos kontribuoje", sqaroi kreu i qeverise. Takimi me ambasadoret, u zhvillua vetem pak kohe pas skadimit te ultimatumit te vene nga Partia Socialiste, per hapjen e kutive te votimit. Afat i cili sipas kreut te PS-se, Edi Rama, skadoi ne mesditen e djeshme.

Vendimi

Shqiperia do te strehoje te denuarit e burgut te Guatanamos. Vendimin e beri dje publik kryeministri Sali Berisha, pas nje takimi me te ngarkuarin special amerikan per kete ceshtje, ambasadorin Daniel Fried dhe ate te Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne vendin tone, Xhon Uidhers.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›