Berisha: Rama në prag të pensionit politik
27/10/2011 Kryeministri mbledh kabinetin qeveritar, garanton fitoren e zgjedhjeve në 2013
Kryeministri Berisha ka shfrytëzuar mbledhjen e djeshme të qeverisë për të ironizuar liderin e PS-së Edi Rama, i cili, sipas tij, është në prag të pensionit politik. Në këtë mënyrë, kreu i qeverisë shqiptare shprehet për fitoren e sigurt të mazhorancës edhe në zgjedhjet parlamentare të 2013-s. Duke folur për buxhetin dhe destinacionet e tij prioritare, kryeministri përmendi edhe projektet dixhitale, duke deklaruar se viti i 100-vjetorit të Shqipërisë duhet të jetë viti i Shqipërisë dixhitale. “Kjo do të ishte një kurorë e shkëlqyer për një komb që iu desh dekada të notojnë kundër rrymës për shkaqe të njohura, që nuk është e nevojshme të hymë në histori sot. me gjithë pasionin e madh që kam për historinë, prapë atë duhet t’ua lëmë historianëve. Politikanët, sipas dëshirës, e vetmja që mund të bëjnë është të shkruajnë kujtime para se të dalin në pension, ose në pension, dhe kjo po ndodh, është bërë dukuri e zakonshme. Edhe libri i fundit “Kur hidheshin themelet e korrupsionit në Bashkinë e Tiranës” është i kësaj gjinie, i kujtimeve në prag të pensionit politik”, - tha shefi i ekzekutivit shqiptar. Në fakt, nën drejtimin e Edi Ramës Partia Socialiste humbi zgjedhjet e fundit parlamentare të 28 qershorit 2009, edhe ato të 8 majit 2011. Në të parat nuk fitoi pushtetin qendror, në të dytat humbi edhe atë lokal, veçanërisht në bashkinë më të madhe të vendit, kryeqytetin e Tiranës. Duke iu referuar buxhetit të vitit 2012, kryeministri tha gjithashtu se viti i ardhshëm duhet të shënojë reformën më të thellë në sistemin e shëndetësisë, në sistemin e pronësisë, në sistemin e shpenzimeve publike dhe në një sërë sistemesh të tjera, tatimeve etj. “Përparësi madhore dhe tërësisht e përqendruar do të jetë infrastruktura. Viti i 100-vjetorit do të jetë viti vendimtar i një Shqipërie tjetër, i Shqipërisë me infrastrukturën më moderne. Unë e kuptoj që përqendrimi i madh dhe i jashtëzakonshëm në rrugë dhe ujësjellës sjell vështirësi, mangësi dhe mungesa në sektorët e tjetër, por ne rrugët do t’i bëjmë. Motoja jonë është: do të bëjmë rrugët. Ky është projekti më i vështirë për të ecur dhe nuk mundemi ne që kemi ndërtuar, rindërtuar dhe asfaltuar mbi 9 mijë km rrugë të lodhemi në miljen e fundit”, - vijoi Berisha. Ky buxhet do të përqendrohet në fondet më të mëdha në përfundimin e rrugëve të nisura dhe në ndërtimin e rrugëve në tërësi. Shqipëria jeshile është një tjetër drejtim themelor i zhvillimit të vendit. “Është në avantazhin tonë të madh që të konsolidojmë në këtë vend zhvillimin e qëndrueshëm, Shqipërinë ta shndërrojmë në modelin e zhvillimit të qëndrueshëm jeshil, ndaj dhe ky vit shënon një përpjekje të re në politikën tonë, në dy projekte të mëdha kombëtare: ullirin dhe arroret”, - tha kryeministri i vendit.
Ulen 5% shpenzimet operative
Kryeministri premton rritjen e rrogave dhe të pensioneve
Viti i ardhshëm do të shënojë sërish rritjen e ndjeshme të rrogave dhe pensioneve, si dhe të ndihmës ekonomike të mbi 820 mijë familjeve shqiptare. Premtimi u bë nga kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë, ku u diskutua për buxhetin e vitit të ardhshëm. Ndonëse një buxhet, sipas numrit një të qeverisë, nuk plotëson as në vendin më të pasur e më të fuqishëm të gjitha kërkesat dhe pritshmëritë, është në detyrimin e ekzekutivit që buxhetin ta përqendrojë para së gjithash në realizimin e objektivave kryesore të politikës së saj, të premtimeve kryesore të mazhorancës. “Së pari, rrogat dhe pensionet, pavarësisht nga një krizë e egër borxhesh që ka pllakosur Evropën dhe botën, dinamizmi i ekonomisë shqiptare na bën të mundur që të qëndrojmë sërish në premtimin tonë, në objektivin tonë të rritjes së rrogave dhe të pensioneve. Kjo përbën një lehtësi të madhe për ne, përbën një avantazh shumë të madh, pasi investimi në burimet njerëzore është dhe mbetet investimi i të gjitha investimeve, më i rëndësishmi. Kështu që viti i ardhshëm do të shënojë sërish rritjen e ndjeshme të rrogave dhe pensioneve, si dhe të ndihmës ekonomike, të mbi 820 mijë familjeve shqiptare”, - premtoi ai. Me qëllim rritjen e buxhetit të shtetit, shefi i qeverisë tha se për të gjitha agjencitë do të ketë ulje të shpenzimeve operative në masën 5 për qind. “Të nderuar ministra, do të ketë një shkurtim të shpenzimeve operative për të gjitha agjencitë, përveç institucioneve të zbatimit të ligjit, të cilat nuk do të preken nga ky shkurtim. Institucione të tjera, duke filluar nga Këshilli i Ministrave, do të kenë një shkurtim prej 5% të shpenzimeve operative”, - njoftoi Berisha. Për këtë ai kërkoi shqyrtimin e të gjitha mundësive për kursime, duke mos cenuar në asnjë rast funksionimin normal të institucionit. “Ka shpenzime të detyrueshme, që janë bërë dhe do të bëhen nga të gjitha agjencitë. Në përgjithësi ka përpjekje serioze për t’i bërë ato sa më të ekonomizuara, por prapë ju garantoj se ka mënyra për t’i reduktuar ato dhe më shumë, qoftë nëpërmjet procedurave të reja, qoftë nëpërmjet teknologjive të reja, instalimeve të reja. Ndaj duhet t’i shqyrtojmë, në mënyrë që të mund të rritim investimet në Shqipërinë dixhitale, investimet në rrugë, shëndetësi, shkolla, si dhe mbështetjen e fuqishme për fermerët shqiptarë”, - tha kryeministri.