Nis me Tiranën asgjësimi i fletëve të votimit të 8 majit
27/10/2011 KQZ: Nuk ka asnjë kërkesë nga prokuroria e Tiranës për sekuestrimin e kutive
Ka nisur dje puna për asgjësimin e fletëve të votimit që u përdorën në zgjedhjet lokale të 8 majit. Procesi fillimisht ka nisur me fletët e Tiranës, ku pas 5 ditësh votat e kryeqytetit, të cilat u numëruan të fundit, nuk do të ekzistojnë më. Ndryshe nga fletët e 2009-s, fletët që u përdorën më 8 maj të këtij viti po asgjësohen në ambientet e Rezervave të Shtetit, pak metra larg magazinave ku janë ruajtur deri më tani. Pothuajse në të gjitha komunat ku u ripërsëritën zgjedhjet, por dhe ato ku pati kontestime në Kolegjin Zgjedhor, prokuroritë e rretheve kanë konfiskuar për hetim kutitë me fletët e votimit. Të fundit ishin ato të Shalës, ndërkohë që një kërkesë të tillë ka paraqitur dhe prokuroria e Elbasanit. Ndërsa sa u përket kutive të Tiranës, drejtoresha e logjistikës dhe materialeve zgjedhore në KQZ, Erida Dobrushi, në një prononcim dhënë dje për mediet theksoi: “Nuk ka asnjë kërkesë nga prokuroria e Tiranës për sekuestrim të kutive të qarkut të Tiranës. 2-3 muajt e fundit ka kërkesa për sekuestrim materialesh nga zona të caktuara, kryesisht komuna dhe kryesisht për kuti materiale zgjedhore, pasi lidhet me dokumentacionin që ka punuar qendrat e votimit. Duke llogaritur dhe kutinë e fundit, që ka ardhur dhe e ka marrë sot prokuroria e Shkodrës, janë rreth 14 kuti”, - u shpreh Dobrushi. Janë rreth 15 mijë kuti, të cilat duhen hapur deri më 31 dhjetor, ku për shkak të specifikës së zgjedhjeve vendore janë përdorur 5 mijë kuti më shumë.
Për këtë proces Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vënë në dispozicion 54 milionë lekë të vjetra.