PS ftesë PD-së për reformë në sistemin e drejtësisë
Partia Socialiste i ka drejtuar një ftesë për tryeze reformash Partisë Demokratike. Në ftesën e PS-së thirren Kryeministri dhe kreu i PD-së Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit dhe nënkryetarja e PD-së Jozefina Topalli, kreu i grupit parlamentar Astrit Patozi dhe kryetari i komisionit të ligjeve Ilir Rusmaili.
Ftesa është dërguar nga deputetët e PS-së të cilët gjithashtu janë anëtarë të komisionit të ligjeve për të diskutuar mbi reformën në sistemin e drejtësisë.
Kreu i PS-së Edi Rama thirrjes ë mazhorancës për të miratuar ligjet me 3/5 i është përgjigjur se nuk është për arnime të ligjeve por për një reformë të thellë.
Reformimi i sistemit të drejtësisë është edhe një nga prioritet kryesore të 12 pikave të progres-raportit të Komisionit Evropian.
Tryeza ku PS do të përfaqësohet nga Fatmir Xhafa dhe deputetë të tjerë socialist që janë pjesë e komisionit të ligjeve, pritet të mbahet nesër.