Olldashi: LSI-ja në koalicion cënoi kartën morale. Ja si ngrihet PD-ja
Tiranë- Kandidati për të marrë kreun e Partisë Demokratike pas dorëheqjes së Sali Berishës, Sokol Olldashi ishte mbrëmë i ftuar në emisionin ‘Top Story’ të gazetarit Sokol Balla. Olldashi u dha përgjigje një paneli analistësh mbi mënyrën sesi ai do ta ringrijë PD-në, pas humbjes së thellë më 23 qershor.
Por si mbërriti vendimi për të hedhur kandidaturën?
Sokol Olldashi: Njerëz që merren me politikë në nivele të tilla kanë ambicie. Nuk e prisja që kjo garë do të zhvillohej tani, por se fsheh që kam ambiciet e mia. Nuk është një rregull i domosdoshëm, por kur investimi politik, angazhimi, kur reagimi që merr nga militantët është i tillë që të bën të mendosh që objektivi është i arritshëm, sigurisht që të shkon nëpër mend. Në analizën time, kjo garë mund të ndodhte më vonë. Kam marrë vendimin e duhur për tu futur në garë për të përfaqësuar atë shtresë të PD që unë i përkas. Për shumë vjet në PD, karrierë në hallka të ndryshme brenda PD dhe kanë qenë një sërë faktorësh që më kanë bërë të mendoj se duhet të futesha në këtë garë edhe për njerëzit që më kanë mbështetur e votuar gjithmonë. Në dy Kuvendet e fundit në PD, kam qenë në 5 njerëzit më të votuar dhe kjo përbën një shtysë për mua. Kjo do të thotë që anëtarësia e PD mirëpret Sokolin.
Skënder Minxhozi: Armiku i padukshëm për momentin i kandidatëve për kryetarë të PD-së është një palë kundërshtare që i dihet kryeministri, por sdihen anëtarët e qeverisë dhe që nuk ka një bilanc. Përballja me të majtën është e shtyrë në kohë, por kandidatët detyrohen ta afrojnë sepse gara për kreun e PD po zhvillohet tani dhe jo më vonë. Cilat janë arsyet që sollën humbjen e 23 qershorit?
Sokol Olldashi – Shkaqet janë shumë, por nëse i referohemi shifrave, kemi vetëm një rritje prej 0.88 përqind të PS. Duhet të arrijmë në konkluzionin që PS nuk fiton, por humbet PD dhe në këtë terren fiton LSI. Logjika e shifrave kërkon një analizë më të thelluar. Qeverisja ka përgjegjësitë e saj, si qendrore ashtu edhe ajo lokale, por kjo qeverisje në problemet makro ka qenë mjaft mirë, ndërsa tek problemet mikro, të individit, besoj nuk ishte aty ku duhet.
Andrea Stefani Por pse mediat kanë qenë kundër qeverisë?
Sokol Olldashi Një pjesë e mirë e botuesve kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë klientë të zotit Rama dhe deputetë të zotit Rama.
Andrea Stefani Ajo që më shqetëson mua është përmbajtja e kësaj konkurence dhe cilësia e opozitës që vjen. Pozicionet e Olldashit dhe Bashës kanë justifikim, pozicione të forta, opozicione që i bëjnë jehonë gjithë traditës së Berishës, që është tradita më e cmuar më historike e PD. Ne jemi në një moment kthese dhe PD është në moment kthese. PD është një parti e ndërtuar mbi personalitetin e Berishës, kuptoj që në të tilla momente ata që duan ta drejtojnë PD, e kanë të vështirë të kritikojnë lidershipin e deritanishëm, Berishën vetë. Këta fillimisht do thonë që kjo është një traditë e cmuar nga e cila nuk do largohemi kurrë. PD e ka të nevojshme që të thellohet në kritikën e traditës së vet për të krijuar një opozitë të re.
Sokol Olldashi Stefani është i njëanshëm në këtë debat, i rreshtuar fort kundër Berishës dhe e bën të jetë jorealist në vlerësimin që i bën garës dhe figurës së Berishës. Demokracia ka qenë demokraci liberale, në treg, ekonomi, politikë dhe institucioneve pavarësisht retorikës. Nëse presim që kjo garë të shndërrohet në një goditje të Berishës, bëhemi iracionalë, sepse përvoja e Berishës në PD është e vyeshme për PD, 23 vjet që ka një produkt pozitiv në PD. Duhet të mos harrojmë që pavarësisht pëlqimeve apo mospëlqimeve, duhet të pranojmë që kontributi i tij është një trashëgimi shumë e rëndësishme, zhvillimi i vendit në 8 vitet e fundit.
Skënder Minxhozi Dy kandidatët glorifikojnë një model të rënë më 23 qershor, kjo ska logjike?
Sokol Olldashi Kemi disa qasje ndryshe. Unë kam ngritur disa cështje, kufitjë politikë, aleatët dhe nevojën që ka PD për tu përshatur zhvillimeve në terren. Nëse duam të gjykojmë këtë garë ta gjykojmë për atë që është, jo në raport me Berishën. Kam nisur opozitën ndaj mazhorancës së ardhshme sepse ajo mazhorancë që ska ardhur në qeveri, ka rrëzuar premtimet e veta në shëndetësi, punësim dhe legalizim. Sa për 21 janarin, Garda e Republikës ka një rregullore që nuk ka lidhje me ministrin. Në rrethana të caktuara, Garda nuk merr në telefon Ministrin për të mbrojtur institucionet. Garda ka vepruar në bazë të rregullave të caktuara që interpretohen në moment.
Sokol Balla: Duke se akuzat ndaj LSI-së, jo vetëm që vazhdojnë, por janë përforcuar madje
Sokol Olldashi Kam qenë dhe jam kritik ndaj LSI. Ka qenë pjesë e koalicionit tonë dhe unë si pjesë e kësaj mazhorance kam vërejtjet e mia shumë serioze për koston që LSI i shkaktoi mazhorancës dhe vetë PD në këto zgjedhje që reflektohet në shifra. Pavarësisht vendimit të 2009-ës për koalicion që ishte logjik dhe i drejtë, isha mbështetës i këtij koalicioni. Por në fund të këtij eksperimenti, ky bashkëpunim pati kosto për ne. Pjesa që menaxhoi LSI në koalicion cënoi kartën morale dhe prodhoi një kosto për PD. Këto vota që PD ka humbur kanë shkuar tek LSI dhe unë nuk besoj që kjo ka ndodhur rastësisht. Dje kam qenë dhe takuar demokratët në Skrapar dhe në Polican, gjithsej të punësuar që konsideroheshin të PD, ishin 84 dhe 1207 të LSI. Ky është një dominim politik ekstrem për shkak se ne lëshuam terren.
Skënder Minxhozi: Pse e keni lejuar këtë deformim që LSI i ka bërë pushtetit, ju keni qenë aksionerë bashkë?
Sokol Olldashi unë kam qenë kritik ndaj LSI, nuk jam tani që dola kandidat për kryetar. Kam qenë kritik prej kohësh me LSI-në.
Andrea Stefani- Unë kam qenë kundër koalicionit të 2009, këta e pranuan. Ju thatë që me kalimin e kohës kjo ishte pjesa më e kalbur e LSI, por pse Berisha kërkoi ta mbajë deri në fund Metën?
Sokol Olldashi Koalicioni është marrë me një vendim kryesie dhe të tjerë e kanë votuar. Më pas ka patur plot kritikë ndaj LSI-së. PD nuk ka patur pjesë të keqe në qeverisje dhe Berisha ska kërkuar të mbajë me zor LSI-në.
Artan Hoxha : Në gjithë këto takime me demokratët ku po bisedoni, si e reflektojnë demokratët që ju takoni?
Sokol Olldashi Nuk bëj një analizë të detajuar të asaj që ndodhi në 23 qershor, por shpjegoj mënyrën time se si do të ringremë PD. Ka një ngadalësim të strukturës së PD dhe shkëputje të PD me anëtarin bazë. Ka patur arrogancë të zyrave tona ndaj qytetarëve dhe demokratëve. Janë disa fenomene lokale që shfaqen. Opinionet e kolegëve vlejnë për një analizë, secili bën komentetet e tij. Debati është i mirëpritur brenda PD, përsa kohë nuk shkon për përcarjen e PD-së. Mendoj se duhej të godisnim si PS dhe LSI. Fushata kundër PS dhe lënia e lirë e LSI, krijoi këtë rrjedhje votash.
Artan Hoxha: Keni frikë LSI-në?
Sokol Olldashi: Ky mekanizëm, i blerjes së votës, nëse lihet gjatë, do të kriminalizojë shoqërinë. Duhet ta ndalim këtë fenomen.
Skënder Minxhozi: Mendoni se ka luajtur rol futja në listë i ish-deputetëve të PS?
Sokol Olldashi Nuk më rezulton të ketë patur ndonjë kosto. Në zonat e tyre nuk ka një diferencë në trend nga zonat e tjera, do të thotë që trendi është i njëjtë në të gjtiha zonat, për të mos thënë që njëra nga rastet ka rritje. Duhet të pranojmë që tek strukturat këto kandidatura u panë me rezerva.
Sokol Balla – Avantazhet ndaj Bashës?
Sokol Olldashi Ne kemi ndryshim. Unë mendoj që PD duhet të mbetet qendër e djathtë, nuk besoj në mundësinë e bashkëp