E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Rama nuk lejon deputetët të vijnë në KuvendNga TemaMazhoranca nisi dje rrugën e saj parlamentare për këtë vit me një seancë, të cilën e quajti të jashtëzakonshme dhe tha se do i kushtohet përmbytjeve në Shkodër. Kryeministri, Sali Berisha,

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Berisha: Rama nuk lejon deputetët të vijnë në KuvendNga TemaMazhoranca nisi dje rrugën e saj parlamentare për këtë vit me një seancë, të cilën e quajti të jashtëzakonshme dhe tha se do i kushtohet përmbytjeve në Shkodër.
Kryeministri, Sali Berisha, e nisi ditën e djeshme duke deklaruar që në fillim në mbledhjen e grupit parlamentar se deputetët socialistë kërkuan që të ketë një mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit, por tani që kjo u realizua, Rama nuk i lejoi. E vërteta është se një deputet socialist deklaroi se, nëse do ishte mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme Kuvendi, atëherë kur vendi ishte në krizë, atëherë do ishin të pranishëm.
Mazhoranca vijoi edhe dje të bëjë diversion, kur tha se ishte opozita që e kërkoi këtë seancë, kur në fakt nuk pati kurrë një kërkesë të tillë zyrtare.
“Seanca për këtë qëllim u thirr me kërkesë të opozitës, kërkesë të cilën unë personalisht e vlerësova, si një e drejtë dhe përgjegjësi e saj. Mbi bazën e kësaj kërkese, Kryesia e parlamentit vendosi, në ndryshim nga programi që ishte për sot, që të nisej me mbledhje komisionesh, të thërrasë seancën e jashtëzakonshme të debatit për gjendjen në rrethin e Shkodrës dhe rrethinat e saj. Mirëpo, me një vendim zhgënjyes politik, ata që kërkuan të thirret seanca e jashtëzakonshme, nuk u lejuan dhe nuk lejohen që të marrin pjesë në debatin për një fatkeqësi madhore natyrore. Unë mendoj se ky është një gabim shumë i rëndë, sepse manipulimi me fatkeqësinë, manipulimi me forcat madhore natyrore, është politika më kundërproduktive, më e gabuar dhe më e zhveshur nga çdo lloj morali”, - tha Berisha.
Ndërkohë, në Kuvend, Berisha ka deklaruar se fenomene të rralla natyrore sollën përmbytjet.
“Ditët e fundit të dhjetorit dhe java e parë e janarit u karakterizuan nga fenomene natyrore të rralla, të rënda dhe të pazakonta, në njërën anë, reshjet e mëdha, të cilat përfshinë të gjithë verilindjen e Shqipërisë, nga ana tjetër një rritje, një dalje e paparë e detit dhe vërshimi i tij në zonat bregdetare të Kurbinit dhe Shkodrës shoqëruar këto të gjitha me një rrymë afrikane ajri që ngriti temperaturat në Shqipërinë e mesme në 24 gradë, e bëri që lumenjtë të vërshonin me tërbim drejt liqenit, drejt Shkodrës dhe rrethinave të saj në një hark të shkurtër kohor”, - tha Berisha.
Duke iu përgjigjur akuzave për shitjen e energjisë, Berisha tha se ai mund të shiste energji shumë shtrenjtë që në tetor e nëntor.
“Është bërë përpjekja më e madhe që qytetarët të bindeshin për evakuimin, përpjekja më e madhe që shtabet e emergjencave të realizonin evakuimin, ndonëse një zë i thatë, që klith sot, kur sheh retrospektivisht, sheh se sot nuk ka asnjë viktimë. Qan më lot nga brenda se kjo nuk ndodhi. Nuk kam se si t’i kuptoj ndryshe disa qëndrime, në të cilat e bardha quhet e zezë, dhe e zeza e bardhë, me të cilat përpiqen me çdo kusht të shpifin të trillojnë. Për ditë të tëra u thanë shqiptarëve se digat u mbajtën të mbushura, se Berisha do të shiste energjinë, se KESH rriti çmimin e energjisë nga 17 në 22 lekë. Nëse duhej të shitej energji, qeveria ime mund ta shiste atë në tetor, në nëntor, jo me 17 lekë, por me 50 lekë”, - tha Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›