Berisha, “skenar” me përmbytjet për të gjunjëzuar opozitën Nga Mero Baze, "Faktori Plus"Reagimi i qeverisë ndaj fakteve të publikuara rreth keq-menaxhimit të situatës në kaskadën e Drinit ngre pikëpyetje tashmë për arsyet përse është toleruar kjo sit
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Berisha, “skenar” me përmbytjet për të gjunjëzuar opozitën Nga Mero Baze, "Faktori Plus"Reagimi i qeverisë ndaj fakteve të publikuara rreth keq-menaxhimit të situatës në kaskadën e Drinit ngre pikëpyetje tashmë për arsyet përse është toleruar kjo situatë. Është e qartë se situata ka qenë e parashikueshme dhe tërësisht e shmangshme. Edhe pse Berisha nuk është një specialist ujërash, të dhënat janë aq kokëforta, sa nuk mund të besojmë se ai nuk e kuptonte çfarë ka qenë duke bërë. Po t’i shtosh kësaj situate dhe reagimin konfuz pas publikimit të fakteve, fyerjet personale në adresë të njerëzve që publikojnë faktet, si dhe përpjekjen për ta përdorur katastrofën si një ngjarje kundër opozitës, situata duket se nuk ka qenë aq spontane. Akuza e parë vjen nga opozita dhe ajo lidhet me korrupsionin. Zyrtarë të opozitës mendojnë se Berisha ka bërë manovra me ujin në digë për të favorizuar klientin e tij klasik, Damir Fazlliç, në blerjen e energjisë nga KESH. Kompania e Fazlliçit, “Rudnap”, sipas shtypit të ditës, vazhdon të jetë klientja prioritare e KESH në blerjen e energjisë kohët e fundit. Kësaj akuze Berisha nuk i ka dhënë përgjigje. Djali i tij, Shkëlzen Berisha, ka bërë vetëm një përgënjeshtrim konfuz, që ka vënë në diskutim faktin nëse ka darkuar ose jo me Damir Fazlliçin, por nuk ka asnjë koment rreth blerjes prej tij të energjisë elektrike prej KESH. Akuza e dytë vjen nga ekspertët e pavarur, që e njohin mirë situatën. Ata mendojnë se situata u krijua nga mungesa e drejtuesve profesionistë, të cilët intimidohen nga telefonatat e kryeministrit Berisha, që u dikton grafikun e punës. Kjo akuzë bazohet në mënyrën se si Berisha komunikon me drejtuesit e KESH dhe performancën e tyre profesionale. Mediet shqiptare shfaqën filmime të drejtorit të Komanit, i cili nuk dinte sa tunele kishte hidrocentrali, dhe provuan falsitetin e deklaratave të Sali Berishës për transparencë, pasi asnjë gazetar nuk u lejua të merrte të dhënat. Por, duke parë reagimin e Berishës dhe përgjërimin e tij të sotëm në sallën e Kuvendit, druaj se skenari i përmbytjes u fry dhe u çua në ekstrem prej Berishës për të prodhuar një ngjarje që të rikthente opozitën në parlament. Burime shumë të besueshme pranë kryeministrit flasin për negociata mes zyrës së tij dhe një grupi deputetësh socialistë që kërkojnë të hyjnë në parlament për të krijuar kushtet që PS të kthehet në parlament. Pasi situata është rënduar në veri, në javën e parë të janarit, është ndërtuar strategjia e kthimit të socialistëve në Kuvend për “shkak të situatës”. Ky skenar bëri që kryeministri të jepte një alarm fals, të shpërndante panik dhe ta çonte në ekstrem situatën, pikërisht duke pasur parasysh seancën e djeshme parlamentare, ku i ishte premtuar se opozita do të ishte prezente. Aq i fiksuar ka qenë pas këtij skenari, sa sot gjithë ditën ai flet për një seancë me kërkesë të opozitës, çka jo vetëm që nuk është e vërtetë, por nuk ka asnjë dokument zyrtar, që opozita e përfaqësuar nga Partia Socialiste t’i ketë kërkuar atij me shkrim një seancë të tillë. Zoti Berisha duket se ka parasysh skenarin e tij për ta kthyer opozitën në Kuvend duke prodhuar katastrofa si ajo e veriut. Ky është një çmim i rëndë për shoqërinë tonë, e cila, në përpjekje për të kompensuar një defekt demokratik, po prodhon një krizë ekonomike dhe sociale, e cila do ta rëndojë dhe më shumë situatën.