Sandri, nervoz për dështimin e planit me Blushin në DubaiNga Antena brenda familjesSandri dje për herë të parë ishte nervoz me mbledhjen e parlamentit. Gjithë plani, që hartoi për Vit të Ri në Dubai me Blushin, shkoi dëm. Gjithçka u bë me kujdes. San
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sandri, nervoz për dështimin e planit me Blushin në DubaiNga Antena brenda familjesSandri dje për herë të parë ishte nervoz me mbledhjen e parlamentit. Gjithë plani, që hartoi për Vit të Ri në Dubai me Blushin, shkoi dëm. Gjithçka u bë me kujdes. Sandri, Samiri dhe Blushi shkuan për ta festuar Vitin e Ri në Dubai. Temë kryesore e diskutimit ishte si të gjendej një mënyrë për t’u kthyer në parlament. Natën e Vitit të Ri i mori doktori në telefon për t’i uruar. Sandri, siç e ka zakon në këto raste, i dha dhe Blushin në telefon.
- Na, foli pak dhe këtij “armikut” doktor, se ka ngel rrugëve dhe e kemi marrë me vete në Dubai…
Doktori e përshëndeti Blushin.
- Qenkeni në Dubai d.m.th., - tha. - Ne na janë hapur digat këtu dhe po përmbytemi, opozita bëka qejf në Dubai.
- Unë jam me lekët e Sandrit doktor, nuk quhem. Se ne jemi dhe pa rroga, s’na dhatë gjë për Vit të Ri….
- Ejani në parlament, se ua jap gjithë rrogat në një ditë.
- Po s’vijmë dot, se ti s’na jep asnjë shans që të na e lehtësosh punën…
- S’u jap shans… hë, ja tani. Do hapen portat, do rritet përmbytja. E zgjasim pak më shumë dhe ejani pastaj na kërkoni ne llogari javën e tretë të janarit, kur hapet Kuvendi.
- S’qenka keq, ja ta diskutoj me Sandrin, - i tha Blushi.
Pas kësaj Sandri me Blushin filluan të diskutojnë detajet.
- Për përmbytje s’e rruajmë ne, - i tha Sandri. - E lëshojmë ujin, i mbajmë nja dy javë nën ujë, pastaj javën e fundit, kur të fillojë rehabilitimi, hapet parlamenti. Dhe ju kërkoni të shkarkoni Berishën. Bëni sikur keni formuar një shumicë…
- Atë s’e ha njeri, por puna është që ta bëjmë me lezet.
- Çfarë lezeti mo burrë. Se aq duan ata të tjerët, hyjnë vetë pastaj, boll të hapni rrugën ju.
- Po s’e themi dot menjëherë mo burrë, se do thonë ishte Blushi me Sandrin në Dubai dhe e kanë bërë plan atje.
- Po jo mo burrë, se harrohet deri atëherë kur kemi qenë. E shtyjmë deri nga 15 janari përmbytjen ne. Ja prit të marr këtë Tan Priftin deri kur shtyhet përmbytja, - tha Sandri.
Mori në telefon Priftin, por telefoni i dilte turqisht.
- Dreq o punë, - tha. - Se ç’më flet një arabisht. S’punuakan mirë këto linjat. Por pas dy minutash, Prifti mori vetë.
- Hë Sandër, ç’ka ndodhur? - tha.
- Hiç mo, më mori doktori, më tha që sot qenka hëna blu dhe do ketë përmbytje në Lezhë. Di gjë ti sa mund të zgjasin këto përmbytjet?
- S’di Sandër fare se unë jam në Turqi për Vit të Ri. Kemi ardhur si familje, s’e kam idenë fare. Merret doktori me ato punë. Më ka thënë që në fillim që me digat dhe KESH merrem vetë. I ka ngelur në mendje që unë kam pazare me EFT dhe çdo tender kërkon ta marrë Fazlliçi. Dhe unë s’i ndërhyj fare.
- Aha, qenke rehat ti vëlla. Unë thashë se ishe në punë në Shqipëri. Si thu ti, e shtyjmë dot me përmbytje deri nga 15-a, pastaj opozita të kërkojë të hyjë në parlament për t’u kërkuar llogari dhe me këtë rast i fusim në parlament?
- S’e di tamam. Po ne e shtyjmë sa të duash, mos ça kokë. Boll te kemi siguri që do hyjnë.
- Jam me Blushin këtu, ky thotë mund të hyjmë...
- Po ju jeni në Dubai kështu…?
- Po, po, kemi tri ditë në Dubai.
- S’ka faj doktori që i hap digat mo burrë, se s’ka me kë flet. Unë në Turqi, ti qenke në Dubai, ç’të bëjë dhe ai, e bën si ia jep mendja. Nejse, kujdes kur të ktheheni se mos u shikojnë bashkë në aeroport dhe thonë pastaj që Blushi ishte në Dubai me Sandrin.
- S’e çaj kokën fare për atë. Ia rrasim Ramës. Themi që Rama ka qenë në Dubai dhe i mbetet.
- Po është ai apo jo?
- Po jo mo ç’është. E di stilin e doktorit ti apo jo? Kur iku Ceka, Imami dhe Ngjela te Millosheviçi më ‘93, kur u kthyen, Berisha e hoqi Ngjelën nga lista dhe shtoi Çupin. Dhe mbeti që treshja Ceka, Imami dhe Çupi kishin shkuar te Millosheviçi. Ngjelën s’e zinte njeri në gojë. Tani Ceka, Çupi, Imami janë me doktorin, Ngjela kundër.
- Po e bëtë kështu, mirë. Po shiko se mos e marrin vesh, se ai Fevziu s’lë njeri pa ia thënë.
- Lëre Tano Fevzon se e rregulloj unë atë punë. Shiko mos na shtyn pak këtë përmbytjen, se ashtu e kemi një plan.
- Mirë vëlla, ja t’i bëj një telefon doktorit ç’bëhet, se unë s’di gjë. Jam me familjen këtu në Turqi.
Dje e gjithë skema dështoi. Të vetmit që i kishte mbetur në mendje plani, ishte doktori, i cili dhe në fjalimin në Kuvend thoshte që opozita e kërkoi këtë seancë dhe nuk erdhi. Kjo e mërziti dhe më shumë Sandrin, kur e kuptoi sa shumë e kishte bindur doktorin me planin e Blushit.