Topalli: Përmbytjet si ajo e Shkodrës zakonisht vrasin nga 100 deri në 1000 njerëzNga Tema- Menaxhimi i situatës certifikoi lidershipin Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, deklaroi dje nga salla e Kuvendit se përmbytje si ajo që ndodhi në
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Topalli: Përmbytjet si ajo e Shkodrës zakonisht vrasin nga 100 deri në 1000 njerëzNga Tema- Menaxhimi i situatës certifikoi lidershipin
Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, deklaroi dje nga salla e Kuvendit se përmbytje si ajo që ndodhi në Shkodër, zakonisht sjellin humbje nga 100 deri në 1000 njerëz.
“2,6 miliardë m³ ujë të tepërt të mbledhura vetëm në dy javë për shkak të ndryshimeve klimatike, natyra i hodhi mbi Alpet e veriun e Shqipërisë.
Global Disaster Center, qendra botërore studimore e fatkeqësive natyrore, e cilësoi këtë si një ngjarje të shkallës së dytë të rrezikshmërisë që mund të shkaktonte 100 deri në 1000 jetë të humbura përveç të tjerave, po të thellohej më tej.
Në këtë situatë, prurjet në Fierzë nga 400 m³ në sekondë u rritën në 1600 m³ në sekondë, lumi i Kirit dhe i Gjadrit po fryhej më shumë, batica dhe shiroku nuk lejonin daljen e Bunës në det, Drini po dilte nga shtrati, e temperatura brenda 24 orëve nga minus 4 gradë C u ngrit në 16 gradë C.
Reshjet e forta me borën që shkriu mund të rrezikonin shumë, liqeni u rrit si asnjë herë më parë.
Kryeministri i kërkoi banorëve të Shkodrës që të evakuoheshin.
Shkodra ishte rrethuar nga ujërat. Shkodra ishte në rrezik. Shkodranët kësaj radhe do kalonin një provë tjetër. Shkodra kishte nevojë për ndihmë.
Ato ditë, zona ishte gjysmë e boshatisur, nën ujë, por duke pritur që jeta e shpresa të kthehej. Jetesa e qindra banorëve ndryshoi nga ujërat e papërmbajtura
Detyra numër 1 ishte shpëtimi i jetëve. Sot, dy javë pas shpalljes së gjendjes së emergjencës, suksesi është shpëtimi i jetëve”, - tha Topalli.
Kryetarja e Kuvendit tha se në ato ditë vështirësish, u certifikua lidershipi i vendit.
“Ishte hera e parë që Shkodra u paralajmërua tri ditë më parë. Detyra e madhe, qëllimi i madh “Shkodra të rikthehet sa më shpejt në jetën normale.”
Sot qyteti është kthyer pothuajse krejt në normalitet.
Në këto 2 javë kam parë të njëjtin shpirt: forcën e zemrës e të karakterit që i mbijeton çdo fatkeqësie, besimin te Zoti, fuqinë e shqiptarit të vendosur për të larguar dëmet e për ta ndërtuar jetën edhe më mirë.
Ishin ditë, kur gjithë Shqipëria shikonte nga Shkodra. Ishin ditë, kur së bashku me shkodranët luftonim kundër kohës. Ishin ditë, kur shkodranët grumbulluan forcat e kur vendi do certifikonte lidershipin.
Çdo natë sillte rreziqe të reja, dhe çdo ditë kërkonte kurajë të re. Ishin ditë, kur të gjithë u bashkuam.
Ishte hera e parë, kur Shkodra nuk po braktisej”, - tha Topalli.