E Diel, 1 Nëntor 2026

Prifti: Përveç Rulit, nuk ka më të aftë se unëNga Tema"Shkodrën e përmbyti korrupsioni dhe papërgjegjshmëria. Ky është kulmi i papërgjegjshmërisë. E ç’mund të presim tjetër nga një drejtor KESH-i - inxhinier tekstilesh, një ministër Energjitike - mës

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Prifti: Përveç Rulit, nuk ka më të aftë se unëNga Tema"Shkodrën e përmbyti korrupsioni dhe papërgjegjshmëria. Ky është kulmi i papërgjegjshmërisë. E ç’mund të presim tjetër nga një drejtor KESH-i - inxhinier tekstilesh, një ministër Energjitike - mësues anglishteje apo një kryeministër - doktor i sëmurë?” Kjo fjali e deputetit të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka trazuar ndjeshëm ministrin e ri të Energjitikës, Dritan Prifti. Ai ka deklaruar se nuk është një mësues anglishteje, edhe pse ka mbaruar për këtë punë universitetin, por se është shumë i aftë për punën që bën. Prifti ka deklaruar se, përveç Rulit, askush nuk është më i aftë se ai.
Prifti, që ka një dosje të hapur në prokurori me miliona euro abuzime, gjatë kohës kur drejtonte KESH, nisi karrierën e tij në qeverisjen e re duke u damkosur nga një skandal që media preferoi ta kalojë në heshtje. Këshilltari i tij më i afërt, i zhytur në shumë afera, u arrestua, por Prifti bëri sikur ai nuk dinte asgjë.
Të dielën Prifti u shfaq i shpërfytyruar, teksa sulmonte nga familjet përfaqësuesit e opozitës, të cilëve u thoshte si ndonjë batakçi: “Po më ratë sërish në qafë, do e shihni.”
Për respekt të lexuesit po sjellim më poshtë deklaratën e ministrisë së Priftit, ku ky i fundit krahasohet me Obamën. Sa për menaxhimin e kaskadës, në njoftim thuhet se e gjithë bota e falënderoi Priftin për këtë.

“Për respekt të opinionit publik sqarojmë me keqardhje z. Balla se:
Nuk po e bën bindëse punën e tij si papagalli i Partisë Socialiste me këto deklarata thashethemesh në kafenera apo kazino, ku përqendrohet në pjesën më të madhe të ditës së tij.
Prandaj, z. Balla, përpara se të informosh publikun, verifiko informacionin për të qenë i saktë dhe profesional, se ndryshe do të humbasësh respektin edhe kundrejt votuesve të tu.
Menaxhimi i situatës aktuale në prefekturën e Shkodrës u monitorua dhe u falënderua nga e gjithë bota duke u bazuar në një analizë të detajuar për angazhimet e marra. Kjo vlen shumë më tepër se mesazhi i politizuar jo-oponent, por keqdashës i z. Balla.
E gjithë kjo, falë eksperiencës shumëvjeçare dhe të suksesshme në këtë fushë dhe pranë kësaj ministrie të z. Prifti, që përveç z. Ruli, asnjë politikan tjetër nuk e ka. CV-ja e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, z. Dritan Prifti, është e publikuar në faqen e METE-s për të gjithë të interesuarit.
3 here i rizgjedhur si deputet pranë parlamentit shqiptar, ish-ministër i Energjitikës, ish-drejtor i KESH. Të gjitha këto shprehin qartë se si askush tjetër z. Prifti zotëron diplomën më të rëndësishme “atë të eksperiencës së suksesit” duke dhënë zgjidhjen më të mirë të mundshme për çdo vendimmarrje në fushën e energjetikës.
Për sa i përket edukimit profesional, i sigurojmë z. Balla se edhe një mësues anglishteje mund të jetë një leader i suksesshëm. Ndërkohë që, nëse nuk e njeh Universitetin e HARVARD, USA, ku z. Prifti është diplomuar për programin e masterit 1-vjeçar me kohë të plotë për administrim publik, ku kanë përfunduar studimet përfaqësues të vlerave shumë të mëdha ndërkombëtare si: Z. Obama, President i USA, z. Bush, ish-President i USA, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban ki-Moon, ish-presidenti francez, Zhak Shirak, si edhe figura të tjera të larta në nivel ndërkombëtar, dhe Universitetin e New Mexico në USA, ku z. Prifti është diplomuar për programin e masterit 3-vjeçar me kohë të plotë në Administrim Biznesi, atëherë me keqardhje i drejtohemi publikut të kujdeset të shmangë dëgjimin ndaj shpifjeve të z. Balla”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›