Berisha: Rama, pa alternative Rozeta Rapushi
Nga komuna e Petreles, kryeministri Sali Berisha, akuzoi dje kryetarin e bashkise se Tiranes, se ne keto zgjedhje, nuk ka asnje alternative per qytetaret, pervec, trillimeve dhe shpifjeve. Nga kjo komune, ku kreu i qeverise mori pjese ne inaugurimin e shkolles 9-vjecare te fshatit Daias, Berisha tha se Rama vuan nga mendesia e vjeter e akuzatorit. "Le t'i shtrojme nje pyetje shokut Edvin Rama, cfare ofron ai? Cila eshte alternativa jote?. Alternativa e tij eshte: "fajin e ka Saliu". Atehere, une do t'i them se "faji i Saliut" do te behet sa mali i Dajtit, sepse une do te ndertoj rruge, do te ndertoj shkolla, do te subvencionoj ullishte, do te ndertoj kanalizime. Keto, zoteria e tij i konsideron faje",-tha kryeministri. Sipas tij, me keto qendrime, Rama nuk u tregon gje tjeter shqiptareve, vec se vuan nga nje mendesi e vjeter e akuzatorit. Berisha akuzoi se Rama po rikthen koherat, kur nje person bente vete gjykatesin, prokurorin, shpifesin, trilluesin dhe nuk sjell asgje, asnje alternative, asnje propozim asnje sugjerim, ne interes te qytetareve. "Mendoj se qytetaret dine dhe do te dine te perzgjedhin alternativen e tyre. Mbetet e paharrueshme per mua ne memorie, besoj edhe ju e mbani mend, qe rritjen e fundit te rrogave dhe te pensioneve e shpalli si nje akt kriminal te qeverise. Po pse ishte kriminale rritja e pensioneve? Rritja e pensioneve eshte akti me njerezor qe mund te beje nje qeveri. Ketu jane jo te pakte, ato gra dhe burra qe jane shkrire duke punuar ne kooperativa bujqesore dhe ne ferma dhe merrnin nje shperblim qesharak per ato lumenj djerse", vijoi kryeministri. Ne kete aspekt, ai siguroi edhe nje here te gjithe shqiptaret, se qeveria qe ai drejton, serish do te rrise rroga e pensione, per sa kohe ka nje ekonomi te qendrueshme. Kryeministri permendi se ekonomia shqiptare e mbylli vitin 2010 me nje rritje prej 4 %. "Por ne jemi te vendosur qe te gjitha taksat tua kthejme ne rruge, ne kanalizime, ne shkolla, ne ullishte, ne qendra shendetesore. Kjo eshte politika jone dhe ne nuk levizim nga kjo politike. Por ne besojme se te gjitha forcat politike duhet te bashkohen kur vjen puna per interesat jetike te qytetareve", ftoi kreu i qeverise. Berisha kujtoi se kreu socialist dhe i bashkise se Tiranes njeheresh, per hir te karriges se tij, kundershtoi heqjen e vizave ne dhjetor te vitit te kaluar dhe po per hir te karriges se tij, nisi fushaten "hap kutite ose do te ndryj vizat", por nuk ja doli. "Ndaj dhe une dua t'ju ftoj qe me gjakftohtesi te gjykoni dhe vleresoni alternativat, si dhe ju ftoj te votoni ate, qe punon per ju. Ju garantoj se 4 vitet qe vijne do te mbeshtesim si qeveri, cdo projekt qe kryetari juaj dhe keshilli juaj i komunes do te hartoje per ju dhe se, ne nje hark kohor 18 mujor, ju qytetaret e Daias, do ta keni Tiranen me rrugen e re, se paku 2 here me afer",-theksoi kryeministri.
Petrele, Berisha premton me shume investime pas 8 majit
Kryeministri Sali Berisha mori pjese dje ne inaugurimin e shkolles 9-vjecare te fshatit Daias, ne komunen Petrele si dhe te rruges, me nje vlere prej 52 milione lekesh. Ne kete inaugurim, kreu i qeverise permendi se gjate ketyre viteve, qeveria qe ai drejton vetem ne komunen e Petreles ka investuar rreth 22 here me shume se ne tete vite te marra se bashku. "Ketu ne Petrele ne kemi ndertuar rreth 36 km rruge. Ne i permbahemi parimit se cdo fshat i ketij vendi, duhet te kete infrastrukturen e qytetit, duhet te kete rruget, shkollat, kanalizimet, ujesjellesit e njejte me ato te lagjeve te qytetit. Ndaj edhe ne, me investimet tona ne 5 vite, ia dolem te asfaltojme, te ndertojme 36 km rruge",-tha Berisha. Nga ana tjeter, ai siguroi se gjate mandatit te ardhshem, gjate 4 viteve, kryetarin aktual te komunes Ylli Kupi, qe do te rikandidoje per kete post me 8 maj, do asfaltohet cdo kilometer rruge, ne te gjithe fshatrat e kesaj komune. "Kemi ndertuar 6 ujesjelles e kanalizime. Gjate 4 viteve qe vijne do te ndertojme ujesjelles e kanalizime ne cdo lagje te fshatrave te kesaj komune. Ne komunen tuaj jane rritur rreth 20 here subvencionet per dru frutore. Komuna eshte nje zone nga me te mrekullueshmet e ullirit",-theksoi Berisha. Sipas tij fushata elektorale ne prag do te jete shume e rendesishme per qeverine dhe qytetarin, sepse do te identifikohen te gjitha problemet dhe projektet qe duhet te realizohen ne te ardhmen.