E Shtunë, 31 Tetor 2026

Saimir Pirgu perkrah Placido Domingos, si “babe e bir” ne Nju Jork

Opera “Rigoleto” duket se tenorit shqiptar Saimir Pirgut, i celi me teper dyert e karriere se tij artistike. Pas Zyrihut, premiera e radhes do te jete “Traviata” qe do te ngjitet ne skenen operistike “Metropolitan” te Nju Jorkut. Per here te pare, tenori shqiptar do te interpretoje ne krah te nje prej zerave me te medhenj operistike, Placido Domingos. “Gjate gjithe kesaj kohe te provave kam qene ne ajer, sa ne Zyrih dhe Nju Jork. Para disa ditesh kam ardhur nga Nju Jorku dhe do te fluturoj serish per atje. Keshtu do te jem edhe per nje kohe, pasi seria tjeter e shfaqjeve te “Rigoletto”-s ne Operen e Zyrihut, do te jete ne muajin qershor. Dhe sic e permenda, me “Traviata”-n do te jem ketu ne muajin maj. Operen “Traviata” qe jemi duke e realizuar ne shtepine operistike “Metropolitan” te Nju Jorkut, do ta shfaqim premiere me 14 mars, ku une do te jem ne skene bashke me Placido Domingon”- thote Pirgu. “Traviata” do te shfaqet ne skenen Metropolitan me datat 14, 18, 23, 26, 30 Mars dhe me 3 dhe 6 prill. Rolin e Violeta Valery, e luan sopranoja e njohur Diana Damrau. Ndersa Pirgu interpreton ne rolin e Alfredo Germont, i madhi Domingo interpreton te atin e Alfredos, Giorgo Germont. “Traviata” eshte nje nga operat me te njohura te kompozitorit Giuseppe Verdi. Premiera e operes ka zgjedhur te mahnite publikun me aktin e fundit, qe eshte pendimi i Alfredos, kthimi dhe vdekja e Violetes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›