E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-futbollisti, Majaci, ndahet para kohe nga jeta

FIER- Ka humbur jetën ish- futbollisti i njohur i skuadrës së Apolonisë, Kujtim Majaci. 49 vjeçari, babai i tre fëmijëve, vdiq para kohe si pasojë e një arresti kardiak. Mësohet se ish-futbollisti ishte për pushime me familjen në plazhin e Semanit. Majaci mbahet si golshënuesi më i mirë i të gjitha kohërave ne historikun e futbolit fierak. Kontributi i tij ka qënë i njohur edhe me ekpin e shpresave ku ka drejtuar këtë ekip prej dhjetë vitesh. Me kombëtaren shqiptare Majaci ka luajtur në tre ndeshje.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›