Berisha: Rama po bllokon statusin

Berisha me kreun e të djathtëve në KiE, Volonte, dje gjatë takimit
Kryeministri me kreun e të djathtëve në KiE: Ai mendon se dëmton qeverinë, por në fakt dëmton vendin.
Volonte: Kryetari i PS na u ankua se qeveria nuk heq imunitetin.
Kryeministri Sali Berisha e akuzoi dje sërish kreun e PS-së, Edi Rama, se kërkon të bllokojë marrjen e statusit me shtyrjen në shtator të votimit për heqjen e imunitetit. Deklaratën, kreu i Ekzekutivit e bëri gjatë takimit me kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Popullore Europiane në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, Luca Volonte. Kryeministri tha që çdo qytetar shqiptar po pret me padurim rrëzimin më datë 6 gusht të murit të imunitetit e korrupsionit dhe hapjen e dyerve të Shqipërisë për marrjen e statusit të vendit kandidat. Kryeministri Berisha u shpreh se zoti Rama nuk e voton heqjen e imunitetit vetëm e vetëm për të bllokuar marrjen e statusit, pasi beson se kjo do të dëmtojë në sytë e shqiptarëve qeverinë, ndërkohë që kjo dëmton rëndë interesin jetik të çdo qytetari shqiptar, thuhet në njoftimin për shtyp të Kryeministrisë.
(Artikullin e plotë e lexoni ne gazeten Panorama ne numrin e sotëm të versionit print).